EMRI/ E rëndë në Vlorë, 40-vjeçari godet me thikë kunatin e tij

3 Korrik 2023, 15:17Kronika TEMA

EMRI/ E rëndë në Vlorë, 40-vjeçari godet me

Një sherr brenda familjes në qytetin e Vlorës ka përfunduar me një të plagosur.

40-vjeçari me iniciale G.K. ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij, Rigert Dine, 30 vjeç duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” rreth orës 13:20, i plagosuri ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga policia. Dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Lini një Përgjigje