
Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.
Blendi Gonxhja drejtor i DPSHTRR, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, theksoi se në zonën e Saukut ka shumë persona që nuk paguajnë detyrimet duke përfituar nga një pozicion që mund të ketë një familjar.
Megjithatë ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë.
“Në zonën e Saukut kemi shumë qefli të mos-pagesave që janë o vëllezër o familjarë policësh. Këto i kemi të identifikuar. Na rezulton se një numër i madh i personave në zonat rurale, abuzojnë në emër të policisë së shtetit. Nuk do të kursehet asnjë. Do të jetë nga ndalimi i pagës dhe kërkesa e llogarisë”- tha ai.
Ka police dhe shefa policie kudo, edhe ne kashar qe kane benza pa letra fare me targa fallco, qe mbrohen nga shefat e te njejtes marke. .
Edhe sa mandate Ju duhen që të bëni shtet ?
Z Gonxhe ! Zbatimi i ligjit është i detyrueshëm për të gjithë , është dhunë e njohur me ligj e cila të edukon . Ata që nuk e zbatojnë me hir , zbatoni kërkesat e ligjit për të tilla shkelje . Ka edhe policë që nuk duan ta zbatojnë ligjin , këta duhet të edukohen para se të mobilizohen në polici , ose të përjashtohen nga institucioni i zbatimit të ligjit . Shembulli personal nga pushtetarët është shumë i rëndësishëm për të tjerët .
Te flasesh per paligjshmerin e punonjezve te policis per sa koh arrestohen ministra te qeveris dhe denohen policia e ka hallall te abuzoj ti luj telat , ne sot shikojm qe ne lokal nje shef te policis qe i sherben nje djal 13 vjecar ku i ka syt ky polic por prap e ka hallall per sa kohe te kemi njerez te babezitur per te mushur barkun e tyre kjo pun keshtu do shkoj , votoni prap ramen dhe thoni pse ska shtet votoni prap luljeten dhe thoni pse nuk ka shtet votoni prap salen dhe thoni pse u prishen uzinat votoni prap iliren e thoni ku shkun florit fotoni dhe pastaj thoni ku deshironi te shkoni Azil te kerkoni
Kjo eshte mese e vertete,kam une te njohur,miq dhe kolege qe kur me shofin qe paguaj me morrekesine me te madhe qeshin .Prandaj jemi me kete gjendje ne.