40 gjermanë thirren të dëshmojnë në Gjykatn Speciale: U mashtruan nga Call Center-at e Shqipërisë

2 Korrik 2023, 19:10Kronika TEMA

40 gjermanë thirren të dëshmojnë në Gjykatn Speciale: U

Ata u mashtruan nëpërmjet telefonit dhe iu zhvatën miliona lekë nga Call Centerat e vendosur në Shqipëri dhe tashmë kanë mundësinë të përballen fizikisht me mashtruesit e tyre në Gjykatë.

40 shtetas gjermanë, të cilët kishin bërë denoncime për mashtrimet e kryera nga Call Centerat, janë thërritur nga Gjykata e Posaçme të paraqiten në datën 6 Korrik në gjyqin, ku do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal.

Për arsye të numrit të lartë të tyre dhe vendbanimit, është proceduar me njoftimin e tyre me anë të afishimit publik pranë Gjykatës dhe në faqen zyrtare të saj në të dyja gjuhët.

Në kërkesën e dërguar në Gjykatë, SPAK thotë se në krye të këtij grupi qëndronte shtetasi Erjon Kasmi dhe ndihmohej nga Xhulian Xhafa dhe 11 persona të tjerë.  Nëpërmjet call centerit ‘Bluenergycall shpk’, ata ftonin shtetasit gjermanë të investonin në bursa ndërkombëtare.

Investimet nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.  Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Nga 3 platforma që punonin këta shtetas, janë identifikuar dëme në vlerën e 6,9 milionë Eurove, teksa të dhënat e shtetasve të dëmtuar që janë identifikuar janë gjetur në serverat e sekuestruar pranë Call Centerit.

2 Komente

  1. k
    k

    Po thërrisni gjermanet,sepse hajdutët shqiptare janë me pushime.

    Përgjigjjuni
    1. d
      d

      i kane thirr se jane te vjedhur gjermanet o njeri

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje