"A ka polica aty te cepi në fund?" Zbardhen përgjimet mes agjentit të infiltruar dhe trafikantit kur po blinte lëndë narkotike

2 Korrik 2023, 14:35Kronika TEMA

"A ka polica aty te cepi në fund?" Zbardhen përgjimet mes

Një tjetër përgjim mes agjentit të infiltruar nga policia dhe shitësit të drogës në Elbasan tregon se si ruhen nga efektivët.

Agjenti i identifikuar me shkronjën “K” ka komunikuar me të arrestuarin Esmirald Liçi në një prej lagjeve të Elbasanit.

Ata fillimisht janë takuar dhe më pas Liçi ka shkuar në banesën e tij për të marrë drogën. Pasi agjenti ka marrë 32 gram kanabis, ai është larguar.

Esmirald Liçi: Dy, katër, pesë hajde ikim me lalin.

Agjenti: Gjum?

Liçi: Gjum ça do bash, deri në orën 1 kam qenë këtu. Mer naj nji se hysha ship mershin çunat. Aty te cepi në fund ka polica aty?

Agjenti: Kam kshu, kam ca kohë kshu.

Liçi: Bje lalit atë qesen ta rregulloj tamam, se nuk ta falin kta rop…

Lini një Përgjigje