Grabitja ndërmjet shqiptarëve në Mykonos "zgjon" mediat greke

2 Korrik 2023, 19:30Kronika TEMA

Grabitja ndërmjet shqiptarëve në Mykonos "zgjon" mediat

E denjë për një skenar filmi është historia e biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit.

Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leca nga 5 persona të maskuar. Top Channel ka siguruar pamjet e kësaj grabitje ku 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatorja.

Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten. Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro. Por etja e tyre për para ishte më e madhe ata dhunuan biznesmenin për t’i marrë 500 mijë euro, ndërsa bashkëpunëtorit të tij që ishte në zyrë i thyen dorën t’i mernin buzylykun e floririt.

Megjithëse të maskuar, biznesmeni shqiptar mundi të identifikojë grabitësit. Njëri prej agresorëve, Agustin Marku, u vu në pranga të nesërmen e grabitjes ndërsa dy të tjerët, Alfons Ndoci dhe Geralt Jahu, u arrestuan më 26 qershor të këtij viti. Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Tentativa e tyre për arratisje dështoi dhe ata u vunë në pranga. Ndoci në 2014 kishte ekzekutuar një shtetas grek gjatë një grabitjeje, ndërsa në 2018 ishte arratisur nga burgu i Patrës. Ende në kërkim për këtë ngjarje janë Enderik Skënderaj dhe Nedin Bylbyli.

Kjo bandë e rrezikshme prej 5 shqiptarësh jetonte në një kamper të pozicionuar në mikonos dhe natën dilnin dhe kryenin grabitje në vila e biznese të ndryshme.

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Tourkalvanoi,pis miliet......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehra Plehra ngelin..

      Bravo i qofte Biznesmenit Tonin Preka qe i ka kapur keta Plehra ..Robte e ku i kane Legenat e mutit..Keta Trima si shume te tjere qe jane ne Burg ,,pastaj kerkojne ne Mbrotje Pjestart e Families se tyre Plehrat.. Keta Plehra do zoti ngordhin ne Burg si mijte e haleve..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehra Plehra ngelin..

        Bravo i qofte Biznesmenit Tonin Preka qe i ka kapur keta Plehra ..Robte e ku i kane Legenat e mutit..Keta Trima si shume te tjere qe jane ne Burg ,,pastaj kerkojne ne Mbrotje Pjestart e Families se tyre Plehrat.. Keta Plehra do zoti ngordhin ne Burg si mijte e haleve..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje