
Deportimi dy herë radhazi nga autoritetet britanike nuk e ka ndalur një 28-vjeçar shqiptar që të rikthehet në ishull dhe të shijojë jetën e luksit.
Daily Mail shkruan se Dorian Puka është deportuar dy herë për një sërë krimesh në periferi të Londrës dhe nuk duhet të jetë fare në Britani.
Por në rrjetet e tij sociale shihet duke pushuar në një hotel luksoz me katër yje në bregdetin e Kornuoll, ku çmimet e dhomave nisin nga 250 £ nata.
I veshur me një këmishë me simbole kafshësh, pantallona të shkurtra dhe sandale, Puka ka postuar edhe foto duke luajtur golf në Carlyon Bay. Në foto të tjera i riu shihet po ashtu duke lëvizur në londër me mjete të shtrenjta si Porsche, Mercedes, BMW dhe Range Rover.
“Puka poston pandërprerë, duke u mburrur për jetën e tij magjepsëse britanike. Ai shpërndan foto nga restorantet e shtrenjta në perëndim të Londrës dhe duke bërë pushime në bregdetin jugor.
28-vjeçari ka arritur t’u shmanget autoriteteve duke jetuar jetën e ëndrrave në Britani për më shumë se dy vjet që kur Home Office u informua për herë të parë se ai ishte kthyer ilegalisht në ishull”, shkruan Daily Mail.
Më tej, Mail nënvizon se edhe pse Ministria e Brendshme nuk ka arritur që nga 2021 të zbulojë vendodhjen e hajdutit serial që ka terrorizuar Londrën për gati një dekadë, gazetarët kanë zbuluar se Puka jeton në një apartament me vlerë 250,000 £ në Hounslow, në perëndim të Londrës.
Ai është parë duke u larguar nga kjo banesë me një Mercedes CLS Coupe me vlerë 60,000 £.
Media britanike më tej konstaton se shkelja flagrante e kontrolleve të imigracionit nga Puka është ilustrimi më i fundit i dështimeve të forcave të kufirit në Mbretërinë e Bashkuar.
Sa i përket historisë së tij kriminale, 28-vjeçari fillimisht u burgos për 9 muaj pasi tentoi të grabiste një pronë në Tëickenham në vitin 2016 dhe u dëbua në 2017. Por brenda 12 muajsh ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në periferi të Londrës.
Herën e dytë ai u kap nga një oficer civil në jug-perëndim të Londrës, teksa mbante në dorë një orë të shtrenjtë të vjedhur.
Puka u burgos për tre vjet e gjysmë, por ai mori famë në burg pasi postonte në rrjetet sociale foto me të burgosur të tjerë shqiptarë të lidhur me grupet e krimit të organizuar.
Në njërën prej tyre ai ka pozuar me një shok të dënuar dhe ka shkruar: “Nga H.M.P. ne e bëjmë V.I.P….!!!!‘.
Ai u deportua në mars 2020, por u kthye janarin e ardhshëm në Britani duke udhëtuar përmes Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.
Epo ti qish rropt dhe hajdut ordiner dhe vip .koha e injorantve bota ka marr fund .
Ka pidhrobsha si këta pallaveshat plot, në të sëmës do shkojnë po hë.
Dhe Scotland Yard nuk arrin ta kapi dot kete "rich" se keta anglezat jane te trashe s'ke c'ti besh bile keta te SY jane me keq se Komisariati I Kamzes se nuk kane as mjete logjistike po kane ngel akoma me A47 dhe TT kineze.Vazhdoni propaganden e shpopullimit derisa ta blejne Shqiperine me 1euro sic ka thene shoku Edvin
Shqipëria 1 Euro është parrulla, projekti dhe nisma e Berishës, mos ia ha hakun tani...
Mero zagari … ku i ke komentet!!!
Derri nonen ku ta ket dhe kina bashk pukes injorantet ku je enver hoxha tjua shkerdhesh robt ketij mileti
Media britanike blah blah, gum gum Media britanike- nuk merret me sistemin e drejtesise angleze qeshte kot fare po merret me kriminelin shqiptar Cfare kerkon media angleze qe krimineli shqiptare te zbatoje vendimet e gjykatave te tyre qe jane kot fare? MOs e lejoni , krrijoni nje sistem eficient sigurie- kaq Gum gum media