GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën

25 Korrik 2023, 18:01Kronika TEMA

GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën, për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, i plagosur Aleksandër Laho dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Bëhet me dije se Erjol Halilaj në rolin e bashkëpunëtorit është dënuar më 35 vjet burg.

Në seancën e 31 majit 2023, SPAK renditi provat e mbledhura ne vendin e ngjarjes, por edhe ato të sigurua nga zbërthimi i dy telefonave të Redjan Rrajës. Sipas akuzës, nipin e ish-deputetit të PS-së e implikon AND-ja e gjetur në një palë syze "Emporio Armani" me inicialet e tij, të gjetura në makinën e autorëve, por edhe elementët biologjikë në rroba, kapele e një palë doreza ngjyre te zezë. Për prokurorinë, zbërthimi i dy telefonave dhe transkriptimi i komunikimeve me platformën SKY ECC, janë të tjera provat që implikojnë të akuzuari në atentatin e ndodhur tek Ura e Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës. Nga transkriptimi i komunikimeve mes anëtarëve të grupit, janë evidentuar terma si "bidon", "benzin", "autostradë", "Arjani" etj, që korrespondojnë me veprimet, planin dhe lëvizjet e autorëve".

Atentati ndaj Arjan Ndojës
Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019. Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

GJKKO ka dënuar me burg të përjetshëm Redjan Rrajën

 

4 Komente

  1. g
    gjyqtari

    Po me ate prokurorin Ndoja, qe kishte ate dosjen e gjyqtarit te Vlores Konomi, cfare eshte bere, apo kete e mbaron prokuroria, shtet shkerdhate, prokurori dhe SPAK E KORRUPTUAR

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomorri

      Jane ye gjithe shoke e miq keta prokuroret, nuk ka drejtesi per Konomin

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqiptari

      Respekt gjyqtari .Fjalet e duhura po nuk mund te gjykojne njeri tjetrin se jane shoke e vellezer me njeri tjetrin.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Mos u mërzit se do e gjejmë një gjyqtar tonin që ta lirojë se ka mamanë e sëmurë dhe fëmijët të mitur, pasi të paguajnë nja 500 mijë euro që i ka fituar me drogë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje