Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberaj, do të përballet me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është marrë i pandehur dhe çështja e tij ka kaluar për gjykim.
Sipas Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Byberaj dyshohet se ka kryer më shumë se një herë veprime dhe mosveprime në kundërshtim me detyrën, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare.
Hetimet lidhen me procesin e hapjes së rrugëve, ku, sipas organit të akuzës, nuk janë respektuar projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak.
Në këtë çështje penale, kryebashkiaku dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me nënkryetarin e bashkisë, Abedin Kërrnaja.
Hahaha grup i strukturuar kriminal. I shkreti ka hapur rruge. Po ç’te duheshin rruget ty o derman? Nuk more shembull GERDECIN, 21 JANARIN që akoma i vertisin posht e perpjet neper gjykata dhe s’ja mban menderja te marrin vendim. Duhet te bejë gjemën vendit që mos te të gjykonin. Ose te jesh i partis të prokurorëve PD.
I PD- së ishte dhe është, pamvarësisht se lëpiu lugën e PS-së për njëçikë kar rike kryetari bashkie dhe bënte si bajraktar i Tropojës ky bashibuzuk sharlatan dhe mashtrues... kanë zaptuar të gjitha pronat publike këta bandit të korruptuar.