Goditet një grup kriminal i shpërndarjes së drogave në Tiranë, dyshohet i përfshirë dhe efektivi i antidrogës

18 Janar 2024, 11:00Kronika TEMA
Goditet një grup kriminal i shpërndarjes së drogave në

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.


Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.

Burime për Report TV bëjnë me dije se në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër.

Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në  Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij privat shtetasit sirian.

AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.

3 Komente

  1. D
    DMK

    Legen ai siriani ka përfshirë edhe policë të ndershëm që luftojne krimin çdo ditë

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lisa

      Kini dhe ne policine e Tiranes,miqte e Saimir Tahirit.Shikojini me kujdes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje