Humbën djalin në shpërthimin e Gërdecit, mbërrijnë në SPAK kallëzuesit e Mediut

11 Janar 2023, 14:29Kronika TEMA

Humbën djalin në shpërthimin e Gërdecit, mbërrijnë

Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec kanë mbërritur në SPAK, ku do të japin dëshminë e tyre.

Një ditë më parë SPAK njohu me akuzën ish Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit tha se dje gjithçka është kurdisur politikisht.

Ndërsa sipas Zamira Durdës,  Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec.

Durda këmbëngul se ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhëri i Mediut i solli aty.

 

Lini një Përgjigje