I “dashuruar” me shpejtësinë, vdes në aksident tragjik në Itali 45-vjeçari shqiptar

16 Janar 2023, 18:32Kronika TEMA

I “dashuruar” me shpejtësinë, vdes në aksident

Një aksident tragjik me vdekje ka ndodhur gjatë natës përgjatë rrugës shtetërore Romea, mes Legnaro në Itali. Në aksidentin dramatik humbën jetën 3 persona që ndodheshin në të njëjtën makinë, mes tyre ishte edhe një shqiptar që rezultonte emër i njohur për drejtësinë italiane.

Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës.

Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti ‘Audi A6’ në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram. Postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.

Viktimat e tjera janë Martina Pagnin, 46 vjeçe, e cila jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.

 

Lini një Përgjigje