“I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim” - Mesazhi prekës i Lulzim Bashës për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë

19 Mars 2026, 12:47Kronika TEMA
“I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim”

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit, Namir Lapardhaja.


“Fjala duket e varfër për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Namir Lapardhasë, jo vetëm si humbje e një bashkëpunëtori, por si ikje e një miku të rrallë, e një mendje të ndritur dhe e një njeriu me shpirt të madh.

Namiri ishte mbartës i vlerave që mbeten të përjetshme. Ai mishëronte në mënyrën më të plotë figurën e intelektualit të vërtetë, eruditit që e kishte letërsinë dhe fjalën pasion të jetës. Në gazetari dhe publicistikë, në media dhe në aktivitetin e tij politik për dekada me PD, ai nuk kërkoi kurrë kompromis me të vërtetën.

I djathtë dhe demokrat në shpirt, jo thjesht në bindje politike, por në mënyrën si mendonte dhe jetonte: i lirë në mendje, i drejtë në qëndrim dhe i palëkundur në vlera. Rrënjët e tij, të lidhura me një familje të persekutuar nga regjimi komunist, nuk e bënë të ashpër, por më të vetëdijshëm për lirinë dhe më të përgjegjshëm për të.

Do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri të qetë në pamje, por të thellë në mendim; të përulur në sjellje, por të papërkulshëm në parime; një besimtar që e mbante fenë në shpirt, me dinjitet dhe pa bujë.

Humbja e tij është e rëndë. Boshllëku që lë pas i madh.

Ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur: babait Hiqmetit, nënës Afërdita, bashkëshortes Sherina, si dhe vajzave Vesa dhe Hana, që ishin drita e jetës së tij. Zoti ju dhëntë forcë dhe jua lehtësoftë dhimbjen!

U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan Lulzim Basha.

23 Komente

  1. V
    Val

    Ngushellime familjareve e miqve te tij. Fatkeqesi shume e madhe

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hallall

      Pra dolem te fjala ime ketu e 1 vit, qe Basha ka blere Meron

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hallall e patsh bajgen e saliut qe ha

        Ha mut o qeni saliut

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Ik o debil e merr ilaçet. Namiri, ndjesë pastë, si një I persekutuar I komunizmit, punoi me shpirt për një demokraci të vërtetë por çdo gjë që bëri iku dëm se bënte pjesë në PDnë e nongratës që synim kishte xhepat e tij dhe jo të ardhmen e Shqipërisë. Edhe vetë Merua ishe me Berishën dhe kuptoi që Berisha ishte thjesht një shpellar dhe nuk mundej të punonte me të. Sa për Bashën, ai ishte I vetmi që I dha shansin Berishës të dilte në pension me nderime e të mos ti hynte gjëmb në këmbë por shpellai ngelet shpellar.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Të dhjefsha atë fjalën tënde prej idioti . Ka vdekur një djalë i ri, që hidhëroi çdo njeri, ti na flet për politikë . Hajvan !

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Mqs ke komentuar këtu mund edhe të shtoje një fjal ngushëllimi për Namirin ndjesë pastë.... Aq di aq bën, nuk ke faj. U prehtë në paqe Namiri ynë, një bukuri e fjalës së lirë.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Liri

              Ky qoft I xhenetit,po vetem I djatht Ska qen ky.te mbrosh lul bashen je super I majt.ngushellime familjes

              Përgjigjjuni
              1. @
                @Liri

                Namir Lapardhaja ishte demokrat i vertete, ne gjithe qenien e tij, zemren dhe shpirtin e tij.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Duhet te kesh qen komunist qe te quhesj i djathte

                  Ju plehrat e saliut,ke edhe emrin sllobodanke,cdo njeri qe nuk eshte me kriminelin sali nuk e quani te djathte

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A

                    mortja pse s,te ha qe quan salen te djathte.....ti je nje njeri pa ideal i shitur te sala..kaq

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Beratas

                    Gjynaf! Ishte vërtet një studiues I mirë dhe intelektual I rrallë të cilët sot janë të paktë në Shqipëri. Kam frikë se e hoqi qafe Sali Berisha.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      seferi

                      E meta jo e vogel e Namirit ish, si perkrahes i kesaj specie funderrine sic ish lulka.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lali

                        Ngudhellime te nfjera familjes.I ndjeri qofte I parajses.Iku nje gazetar brilant.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mesuesi

                          Z. Basha , keto fjale shpirti per ish nxenesin tim te mire , per djalin fisnik , Namirin , me emocionuan . Te falenderoj !

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anri

                            Idjota ,pse cberi Mero qe e bleu.Mero eshte gazetar shime i nire,dhe ne kete rast eshte njerezor.

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              simpatizanti

                              Ngushellime Lul Bashes per humbjen e nje prej gazetareve te partiçkes se tij PKE dhe i vafte nga pas E.Peçi.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                titi

                                Ti komentusi Hallall je HarramTe besh nje koment te tille ne rast vdekje tregonse je pa ndjenja me mire mos kishe bere koment

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Ben sh

                                  Të gjith ata që ndërtojnë karjerën duke kritikuar Berishën për fat të keq Humbasin jetën shpejtë Psh Andrea stefani Lapardhaja Xholi etje Me dhibje por është një realitet I pa haruar qoftë kujtimi i tyre

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lika

                                    Nje gazetar komunist mashtrues me pak

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dashamir

                                      Ngushëllime familjes, u prehtë në paqe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Piro

                                        Nuk e njihja po shkrimet e tij të sinqerta e të ekuilibruara më pëlqenin. Shpirti iu prehtë në paqe. Ngushllime familjes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Një lexues

                                          Qofsh i Parajsës Namir! Shpesh kur të lexaja kënaqesha me dijet e tua si publicist, diku të bëja edhe ndonjë koment, por ti ishe i vërtet në bindjet e tua. Rruga drejt Zotit të qoft e lehtë! Ngushëllime familjes!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zamira

                                            Lajm i keq ! Ngushellime familjes !

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje