I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish-shefin e krimeve në Elbasan

11 Prill 2023, 14:21Kronika TEMA

I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve ne policinë e Elbasanit. Palushi u arrestua gjatë operacionit ''Plumbi i Arte'', ndërsa u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ndihmonte Erion Alibej, të arrestuar si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.

Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që s’kishin lidhje me ngjarjen.

1 Komente

  1. T
    Tutu

    Kjo eshte policia qe duam…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje