Identifikohen 2 viktimat e atentatit në Vlorë: U qëlluan me më shumë se 50 plumba

18 Gusht 2022, 11:24Kronika TEMA

Identifikohen 2 viktimat e atentatit në Vlorë: U qëlluan me

Identifikohen viktimat e atentatit të ndodhur rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Ata janë Hakim Xhezo dhe Shpati Lena.

Viktimat janë gjetur të vrarë në makinën tip Benz e cila është gjetur në kanal.

Ndërkohë gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip "BMW", pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  

Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Kalimtarët kanë pikasur mjetin e rënë në kanal dhe fillimisht kanë dyshuar se ka qenë aksident por më pas kanë parë që personat kishin plagë me armë zjarri dhe makina kishte shenja plumbash.

Dyshohet se fillimisht ekzekutorët kanë qëlluar drejt makinës së viktimave në ecje e sipër në drejtim paralel por gjithashtu  dyshohet se viktimat janë qëlluar edhe brenda në kanal me breshëri automatiku, më shumë se 50 plumba, informon gazetari i Ora News, Elton Qyno.

3 Komente

  1. D
    Dite e mbare dy babale te vrare

    Nje dite e bukur 2 kriminele te vrare nje i plagosur sikur 2 te vriten cdo jave ne funde viti nuk kemi asnje kriminel ky eshte ligji sélection naturel .

    Përgjigjjuni
    1. A
      AB

      Ne koken tende!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vlonjati emigrant

      Nuk na keni thënë akoma se për çfarë biznesmenesh behet fjalë. Popull i mbaruar që nuk është i zoti të mbrojë as fëmijët e tij!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje