Elvis Roshi, ish-kryetar i bashkisë së Kavajës, është paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Posaçme së bashku me avokatin e tij.
Sipas burimeve mediatike, bëhet e ditur se Roshit do t’i komunikohet akuza për ‘shpërdorim detyre’ për periudhën që ky drejtonte bashkinë e Kavajës....
Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015, pasi ai dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderët e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tenderë, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.
Lini një Përgjigje