
Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë dhe dy vëllezërit e tij janë proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë dhunuar një punonjës të policisë Kufitare.
Sipas policisë mësohet se i arrestuari bashkë me vëllezërit e tij kanë rrahur policin, pasi ky i fundit i ka thënë njërit prej vëllezërve se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë një 45 vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy vëllezërit e tjerë. 45 vjeçari bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar njërit prej tyre se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më të rrezikuar janë policët në Shqipëri se sa ata mexikane apo Kolumbinë. Të haje dru i shkreti njeri , vetëm se ka dalë në punë dhe bën atë që ja kërkon ligji. Por është për tu habitur e për të zënë kujën. Ku ishin kjo rracë primitivësh 40 vjetë më parë ? Të vinte çyçi policit, ( kështu thuhej për majën e këpucës) , që kur të vinin poshtë ta bënin mishin sikur kishe harruar tavën në zjarr. E po jemi në demokraci tani, do thoshte ndonjë i persekutuar, salist, berishist, shpellarist. Demokraci është edhe në Ameriqi, po të fut polica një cilindër disa milimetërshe në mes të ballit, dhe "të fala sat'ëme" . Këtu kanë frikë se i heq Ed palloshi nga puna. I paskan arrestuar në cilësinë e provës . O perëndi mëshirë. Titulli duhej të ishte "tre vëllezër katunare u bënë për spital se kundërshtuan efektivin". Por jo," polici i rrahur". Imagjinoni vetë çfarë kategorie janë. Këta janë ata që zaptojnë plazhet. Këta janë ata që i bëjnë turistët të ikin me vrap, se të ndjekin me shkopinj si fiset Zulu. Ndërkohë ne Tiranë një tjetër ish ministër ja hedh ( për momentin) paq, pa kërkuar arrestimin e tij. Bëhet fjalë për Mediun. Shtet bastard, kurrë mos u bëfshit !