Kërkoi një masë më të butë sigurie: Apeli i GJKKO lë në burg Vangjush Dakon

18 Korrik 2023, 15:10Kronika TEMA

Kërkoi një masë më të butë sigurie: Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e “Arrestit me burg” për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.

Dako kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa e tij u refuzua në Apel nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuarn 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

Lini një Përgjigje