Nënshkruhet deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, Peleshi vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

17 Korrik 2023, 17:58Kronika TEMA

Nënshkruhet deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes,

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Ministri Peleshi u prit në një takim nga Sekretari Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace. Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka dhënë  për Forcat e Armatosura shqiptare. Nga ana e tij, Sekretari Wallace shprehu gatishmërinë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të Aleancës, por dhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal.

Po ashtu Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u prit nga Ministrja e  Shtetit  Baronesha Goldie Dl. Të dy ministrat nënshkruan Deklaratën e Përbashkët mbi  Rritjen e Bashkëpunimit dypalësh në fushën e  mbrojtjes, dokument i cili synon përforcimin e bashkëpunimit aktual, identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit për të përballuar sfidat si dhe për t’iu përshtatur risive të reja që sjell koha dhe mjedisi gjithnjë e më shumë konkurrues dhe kompleks.

Si dy vende anëtare të NATO-s, ministrat rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të vijuar kontributin në sigurinë ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe rritjen e angazhimit për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe krahut jugor të NATO-s.

Një tjetër takim, ministrit Peleshi iu rezervua nga kreu dhe disa anëtarë të grupit parlamentar shumëpartiak për Shqipërinë, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Gjatë këtij takimi Ministri Peleshi theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë është gjithmonë e më shumë e orientuar drejt fqinjësisë së mirë, sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Peleshi u prit në një takim të veçantë nga Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik  për Ballkanin Perëndimorë Sir Stuart Peach, një mik i hershëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u diskuan çështje me interes për zhvillimin, sigurinë, stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rolin e Shqipërisë në rajon, ku një vëmendje të veçantë iu kushtua çështjes së Kosovës.

1 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    U firmos ndonje kontrate?! Rritja e bashkepunimit konsiston ne furnizimin e ushtrise shqiptare nga Britannia?! Apo me rritjen bashkepunimi, nenkuptohet i njejtin shkerdhatllek 30 vjecar; Shqiperia hap bythen per trupat dhe ushtrite e huaja dhe dhuron bazat e veta ushtarake?! Nuk e di po se ckam nje bindje, qe si Sali kerma, si Edvin kerdalla dhe qorrat e tyre, jane nje kategori ndyresirash, hajdutesh dhe tradhetaresh. Tradhetite e tyre i shesin si arritje te medha suksesi nderkombetar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje