I dënuar me 15 vite: Apeli lë në fuqi vendimin për iranianin e dyshuar si spiun

17 Korrik 2023, 16:20Kronika TEMA

I dënuar me 15 vite: Apeli lë në fuqi vendimin për iranianin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për terrorizëm. Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie. Ai u dënua nga Shkalla e parë dhjetorin e kaluar, ndërsa Apeli la në fuqi dënimin.

Poladrag akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara. Bijan Poladrag dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe.

Poladrag mbërriti në Shqipëri gjatë vitit 2016 dhe u vendos fillimisht në kampin e Manzës. Por sipas SPAK, Poladrag dyshohet të jetë agjent i Gardës revolucionare të Iranit dhe vepronte si i infiltruar mes anëtarëve të MEK të strehuar në Shqipëri ku siguronte informacion mbi aktivitetin e tyre.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Miliana Muça (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 17.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 30 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri B.P kundër vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

 “1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./abcnews.al

Lini një Përgjigje