Prishën martesën, sherr mes familjeve në Durrës

17 Korrik 2023, 12:17Kronika TEMA

Prishën martesën, sherr mes familjeve në Durrës

Policia ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit mes dy familjeve në fshatin Arapaj të Durrësit pas prishjes së martesës mes fëmijëve.

Tre persona janë arrestuar, mes të cilëve dhe dhëndri, ndërsa një person i katërt, nusja, është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, 52-vjeçari G.D. së bashku me vajzën e tij H.D. 20 vjeçe shkuan në banesën e dhëndrit K.U. 33 vjeç në fshatin Arapaj për të prishur martesën. Aty u konfliktuan fizikisht të gjithë me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë. Në sherr u përfshi edhe 59-vjeçarja me iniciale N.U.

G.D., K.U. dhe N.U. u arrestuan për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa 20-vjeçarja H.D. u procedua në gjendje të lirë.

Po kështu, policia gjeti në banesën e dhëndrit një armë zjarri kallashnikov me 30 fishekë, që u sekuestrua.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

2 Komente

  1. D
    Dosja e nongrades ! Armet dhe Korrupsioni !

    Ore gjithe keto Arme ku i gjene Qytetaret ! Ka ndonej Simpatizante i non grades te na japi ndonje mendim-sqarim mbi Armet qe jane neper duart e secilit nga viti 90 !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje