Dhuna e fisit Rraja për guroren, shkrihet komisariati i Krujës: Ja drejtuesit e rinj

17 Korrik 2023, 09:10Kronika TEMA

Dhuna e fisit Rraja për guroren, shkrihet komisariati i Krujës: Ja

Pas dhunës së fisit Rraja të ushtruar ndaj dy kushërinjve Maja, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, kanë firmosur ndryshimet për strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë.

Ata kanë shkarkuar drejtuesit e komisariatit të Krujës dhe kanë emëruar të rinj, konkretisht:

–              Lirimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

–              Lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të  Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, Nënkomisar Ajet Bega dhe emërimin në këtë detyrë të  Nënkomisar Sadik Topuzi,

–              Lirimin nga detyra të Shefit të Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj

–              Transferimin e menjëhershëm të 26 punonjësve të Policisë të nivelit zbatues, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të  Patrullës së Përgjithshme.

Ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e  parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.

Me qëllim  forcimin e rendit dhe sigurisë në këtë territor, bazuar dhe në hartën e re gjyqësore dhe organizimit të sistemit të Prokurorisë së Përgjithshme është bërë dhe riorganizmi i strukturave për ti paraprirë një qasjeje të re të kontrollit të territorit, të evidentimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale si dhe për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke qenë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë, janë komanduar në Komisariatin e  Policisë Krujë një trupë policore e repartit special Shqiponja dhe Shigjeta, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe për një reagim më të shpejtë

2 Komente

  1. L
    Lipton Ice Tea

    Nje gje e tille ka qene e padegjuar ne kohen e PDse.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Po kta te transferuarit fo bejn te njejten gje atje ku kan shkuar, cfar keni zgjidh???? Ata duhen hequr fare se jan te korruptuar. Po kshtu do behet ky vend!!!!?????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje