Kanosi me armë bashkëshorten në prani të fëmijëve, arrestohet 44-vjeçari në Lushnje

1 Gusht 2024, 11:05Kronika TEMA
Kanosi me armë bashkëshorten në prani të fëmijëve,

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili kishte kanosur bashkëshorten.

Blutë njoftojnë se 44-vjeçari ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur.

Njoftimi i Policisë Lushnje

Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:   

-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje