"Kemi 4 fëmijë, s'kemi për të ngrënë" - Prokuroria kërkon burg për çiftin që grabiti një copë sallam

12 Prill 2023, 20:30Kronika TEMA

"Kemi 4 fëmijë, s'kemi për të

Me djathë e sallam në xhep që i vodhi në frigoriferin e një dyqani, L. Xh. ja kërkoi faljen e parë administratorit duke ju përgjëruar: ‘të kërkoj falje për gjërat që të kam vjedhur’.

Faljen e dytë ja kërkoi policisë, kur oficerët e departamentit për parandalimin dhe hetimin e krimeve nisën të mbajnë procesverbale për hajdutin e ‘kafshatës ‘. Shkresat tregojnë se hajduti i një cope djathë e së bashku me të dhe të një cope sallami u kap në flagrancë.

‘Është e vërtetë, unë i vodha një pako djathë dhe një shufër sallami. Por unë vodha sepse isha i uritur. Madje e kam bërë këtë gjë dhe dy herë të tjera. Dhe sërisht e kam bërë i shtyrë nga uria’- thotë i dyshuari.

Ajo që ndodh më pas , edhe pse vlera e produkteve u llogarit as 1 mijë lekë të reja, ishte kërkesa e prokurorisë për ta shpallur fajtor. Gjykata e Tiranës tha ‘jo’ duke refuzuar provat e prokurorisë dhe policisë gjithsej 10 veprime të tilla të përpikta hetimore që nga kallëzimi, dhe një seri procesverbalesh të kapjes në flagrancë, këqyrje kamerash sigurie kur burri fut ushqimet në xhep dhe kështu me radhë.
Ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe në çastin që doli, drejtoi duart nga qielli.

Rasti i dytë i ndjekur nga Qendra ‘FOL’, në të njëjtën gjykatë është sërish një vendim pafajësie, që lidhet me kushtet ekstreme të varfërisë që shtyu për të vjedhur çiftin Shaqir dhe Nexhmie Hasa. Janë prindër të katër fëmijëve të mitur. Të papunë. Vendimi numër 2335 e thotë këtë gjë.

Çfarë grabitën ata? Dy prindërit hynë njëri pas tjetrit në dyqan dhe marrin prej andej duke vendosur në xhepa ‘një top gjalp që kushtonte 335 lekë, një fileto pule 239 lekë, një gotë kos 380 gramë 320 lekë, një djath kaçkavall 435 lekë dhe një majonezë 205 lekë’.

I futën nëpër rroba dhe krejt hapur, pa u fshehur kërkuan të largohen. Vlera e mallrave ushqimore të mësipërm sipas akt ekspertizës u llogarit 1345 lekë të reja.

‘Kemi të ardhura vetëm një pension invaliditeti . Kemi katër fëmijë të vegjël dhe duhet ti ushqenim, nuk dinim çfarë tu jepnim për të ngrënë’, pohuan në komisariat, secili nga të dyshuarit e kapur në flagrancë. Ata u dorëzuan nga prokuroria si të pandehur dhe gjykata edhe në këtë rast kujton kushtet e mbijetesës.

‘Në rastin konkret, gjykata konstaton se nga të pandehurit janë marrë një sasi e papërfillshme artikujsh ushqimore, nga njerëz ekstremisht të varfër. Ata kanë vjedhur për fëmijët e tyre të mitur në kushtet e nevojës ekstreme, pasi nga pamundësia për të blerë ushqime të domosdoshme për të vegjlit e tyre, rrezikohej seriozisht jeta dhe shëndeti i tyre. Dëm i cili është shumë herë më i madh se sa vlera e dëmit të shkaktuar pronarëve të marketit, prej 1345 lekë’, deklaron gjyqtari në vendim.

Çifti i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës jeton në rrugën ‘3 Dëshmorët’, Tiranë dhe siç bëhet me dije prokuroria e kryeqytetit e ka apeluar vendimin.(Qendra FOL)

8 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Corapekuqi: c'jon kto gjona mer artikullshkrues!? Un po e boj vatonin si Dubai apo istanbul ku gyzeleve shqipfoles u jepet buke e uje apo turkish coffee 24 non stop ju merrni me sallomra e djath te shtrenjte....!?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti U S A

      Urgjent Spaku ti marre te pandehur keta gjukates qe i falin keta fakir fukarenj por hajduta , paskan vjedhur nga 10 000 te vjetra me c’fare te drejte shkojne e vjedhin . E kete vend duhet te vjedhish shume si Saliu me Mona-Liken miliarda eruro e dollare po pse jo edhe flori napolona apo lingota si te jene po edhe rubla Ruse nuk mund te denohesh po edhe te lind e drejta te akuzosh te tjeret pavarsisht se je imbytur ne mut per vete .

      Përgjigjjuni
      1. b
        b gonxhe

        Pse nuk paguan Rama nje kuote per femijet nen 18 vjec bazuar ne te ardhurat e prinderve,///? NE buxhet parashikon gjoba dhe arbitrazhe 150 milion euro per Beketin,,,,flitet qe me Hysenbelliun kjo shifer per tangellek te Rames shkon tek 600 miljone euro.per nje veprim te tille ne USA ekzekutohesh me karrike elektrike......

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????????????

          po bejme shtet kush vjedh me hger buke denohet direkt..kush vjedh banka apo shqiperine ska burg as problem....shtet kancer

          Përgjigjjuni
          1. .
            ....

            mqs ti di vetem te qish dhe ta derdhesh mbrenda dhe te besh femi pa patur kushtet,duhet patjeter te vjedhesh me justifikimin se ke kater femi te uritur,zoti i dhen jet femijeve,po edhe te vjedhesh ter jeten me justifilimin se ke te uritur femijet nuk eshte zgjidhje,ju duhet te futeni ne burg me akuzen e vjedhjes se prones se tjetrit qe kontribon per ate vend duke paguar takset dhe eshte i mbrojtur nga ligji shqiptar,qe kur te dilni te mendoni per te punuar,se keshtu fal sote dhe fal neser nuk eshte zgjidhje,femijet duhet ti marri shteti ne kujdestari deri ne moshen e duhur dhe kaq,por ju hajdutet e ndryre duhet te ndeshkoheni per vjedhjen,ju jeni ajo klasa me e poshter e atij vendi qe per cdo shkelje ligji fusni femijet apo prinderit kur i keni invalider per te justifikuar xhestin tuaj ordiner,ju jeni barre e cdo vendi ku jetoni,dembela dhe pisa njerez.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aleks Xinxa

              Prokurori qe e apelon ti qihet miu i mureve.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xhoni

                TurpTurpTurpTurpTurp pafundddddddd

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasan Spahiu.

                  Turpe te tilla ndodhin dhe sherbejne-per fryrjen e xhepave nga viktima. Kuota è pageses per prokuroria, VETEM per hapjen, leximin dhe dhenien e detyrave per hetim eshte 800 deri 1000 euro nga viktima. Nga hajduti edhe 50%e shume se vjedhur sjell kenaqesi dhe ceshtja mbyllet per mungese provash. GJUKATA dhe Prokuroria mbeshtetje se dhe nxitese te krimit. Pse? Sepse PA krim nuk fryhen xhepat. KJO edhe per ata te vetingosurit. Vetingu eshte si nje process ri kthimi virgjerie te nje prostitute me a e te qepjes nga gjinokologu.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje