Nga ngacmimi i motrës, tek sqarimi me drejtoreshën dhe thikat e shokut: Si nisi sherri i përgjakshëm në Pogradec

12 Prill 2023, 15:49Kronika TEMA

Nga ngacmimi i motrës, tek sqarimi me drejtoreshën dhe thikat e

Janë zbardhur detajet nga konflikti mes të rinjve në fshatin Çërravë të Pogradecit, që degradoi deri në përdorimin e thikave dhe një prej tyre mbeti i plagosur.

Burime bëjnë me dije se "molla” e sherrit ka qënë një vajzë, e cila është kapur duke folur nëpërmjet rrjeteve sociale me të riun me iniciale R.P. nga vëllai i saj Orgito Hoxha.

Drejtoresha e shkollës ka sqaruar ditën e sotme situatën duke thirrur vajzën bashkë me adoleshentët e tjerë dhe ka shuar konfliktin. Por, në momentin kur vëllai i vajzës ka dalë nga shkolla ka qenë shoku i R.P, shtetasi Marino Beshello ai i cili e ka goditur me kasketë në kokë Orgito Hoxhën e gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën, duke e plagosur dy herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Në deklaratën e dhënë në policinë e Pogradecit, shtetasi R.P. është shprehur se në asnjë moment nuk i ka kërkuar Marino Beshellos të konfliktohet me vëllain e vajzës që ai ka komunikuar në rrjete sociale.

I riu R.P në deklaratën e tij në policinë e Pogradecit është shprehur se në asnjë moment nuk i ka kërkuar Marino Beshellos të konfliktohet me vëllain e vajzës që ai ka komunikuar në rrjete sociale.

Mësohet se Orgito Hoxha momentalisht ndodhet në reaminacion në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar. Menjëherë është bërë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, i cili ka shprehur pendim para forcave blu.

 

Lini një Përgjigje