“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës: Atentati ndaj meje, akt politik!

12 Prill 2023, 10:57Kronika TEMA

“Kush e ka kërkuar eliminimin tuaj fizik?” Kreu i Rithemelimit

Kreu i Rithemelimit në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca është shprehur se atentati ndaj tij me tritol është një akt politik teksa ka shtuar se nuk ka konflikte me asnjë njeri.

Në një lidhje direkte për Klan News, Ndreca ka treguar përjetimet e tij dhe të familjes për ngjarjes së rëndë. Në lidhje me detajet e reja referuar Policisë për ngjarjen të bëra publike ditën e sotme, Ndreca thotë se nuk është njoftuar nga Policia, por vetëm është njohur në media me të rejat e ngjarjes së rëndë.

Pyetje: Si jeni sot pas ngjarjes? Ngjarja ishte e fortë, fatmirësisht shpëtuat pa lëndime.

Benard Ndreca: Ngjarja ka qenë shumë e fortë për familjen time, por fatmirësisht sot jemi mirë, jemi të qetë, nuk jemi zgjuar si mëngjesin e djeshëm. Kanë qenë shumë telefonata të miqve, të cilët i kam pas prezent pas asaj që ndodhi.

Pyetje: Nga të dhënat e policisë thuhet se qëllimi i vendosjes së eksplozivit në automjetin tuaj kishte si qëllim eliminimin tuaj fizik. Ju, a keni dyshime tuaj se kush mund ta kërkojë eliminimin tuaj fizik?

Benard Ndreca: Unë jam njohur në media nga këto të dhëna sepse mua nuk më ka komunikuar askush në mënyrë zyrtare përsa i përket rastit tim, përveçe kam dhënë një deklaratë në Policinë e Shkodrës.

Unë e kam thënë edhe dje se unë nuk kam pasur dhe nuk kam asnjëlloj konflikti dhe dyshimet të çojnë vetëm në politike, drejtimi shkon drejt aty.

Kjo është një shkallë e rëndë që i bëhet një kryetari të PD-së, një ndër to jam edhe unë. Unë nuk kam asnjëlloj piste, këto po i  heton policia. Ky është një akt që më është bërë në mënyrë politike.

6 Komente

  1. T
    Tahip Lala

    Ska dyshim qe pas ketu akti terrorist qendron Shtepia e Bardhe dhe Sorosi

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Akt politik është sigurisht.Por pyetja që duhet ti bësh vehtes është se kush përfiton nga ky akt? Ai që përfiton është autori! Vetëm se duhet të jesh i zgjuar dhe gjakftohtë të kuptosh e pranosh ata që me të vërtetë janë përfitues.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Ska asnje dyshim se ky atentat eshte organizate ne zyrat e sali berishes dhe po te hetohet ashtu siq duhet do te dalin edhe noka, gazmend bardhi apo bardhziu siq njihet nje nga komandantet e krimit te udhehequr nga sali berisha, prandaj ky fakir eshte viktime per perfitime personale te sali berishes dhe krimineleve te tij qe per qellimin e tij vret edhe femijet e vet.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bobi

          Po ca politike thon keta, si te majtet dhe si te djathtet sa here qe jan bere akte te tilla i kan ber vete, se nga nje akte i tille vetem i demtuari perfiton politikishte. Ose shikoni te kaluaren se me ca eshte marre zotria.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salikoqepetulla

            Po cfare politike thua o koqe.Politikan I madh ti te njeh gjithe Shqiperia.Kjo eshte loja tende dhe e Sali Kriminelet.!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Iliria

              Po patjeter qe eshte politike se ti je burre shteti Vadejsi....pika qe ste bie debil i lindur .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje