“Kemi ushtarë që nuk flejnë kurrë”, bënte thirrje për akte terroriste, çfarë shkruante në rrjete sociale Gentian Çollaku

12 Prill 2023, 10:23Kronika TEMA

“Kemi ushtarë që nuk flejnë kurrë”, bënte

Gentian Çollaku është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën se ka bërë thirrje për akte terroriste dhe më pas GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se Çollaku bënte thirrje për terrorizëm nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Kanë qenë agjentët e Antiterrorit që kanë mbajtur nën vëzhgim postimet e këtij shtetasi dhe më pas SPAK ka lëshuar urdhër arrestin një ditë më parë. Në postimet e tij, ai e cilësonte luftën në Siri si të drejtë dhe iu bënte thirrje të tjerëve t’i bashkoheshin kësaj lufte.

Çollaku ishte nën “lupën” e autoriteteve që në vitin 2015. Kohëve të fundit, ai ka shtuar postimet për terrorizëm duke bërë që të niset një hetim ndaj tij.

Në një postim, ai shkruante: “Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë.”

 

“Kemi ushtarë që nuk flejnë kurrë”, bënte

1 Komente

  1. P
    Pellazgu

    Sperma arabo-turko-iliro-pellazge, usht farë e keqe, ne mongoli

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje