
Gjatë kohës që mbante detyrën e drejtueses së institucionit të burgut të grave, Xhoi Jakaj shprehet për “Rudina” se ka patur edhe qëllime të cilat nuk ka mundur t’i përmbushë dot. Një prej tyre është edhe historia tragjike e njërës prej të burgosurave, e dënuar për vrasjen e të birit. Xhoi u përpoq t’i jepte një amnisti për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, por nuk mundi dot ta çonte deri në fund.
Xhoi Jakaj: Ajo vrau të birin pas disa dramash familjare. I biri ishte diku te 38 vjeç. Unë jam munduar ta rehabilitoj atë zonjë, e kishin braktisur të gjithë familjarët e saj megjithatë një mbesë që jetonte jashtë Shqipërisë doli garant për ta mbajtur në vitet e pleqërisë sepse ishte 73 vjeçe dhe ishte me sëmundje të rëndë. Unë kam bërë në atë kohë kërkesë ministres së Drejtësisë dhe Presidentit të kohës për ta liruar dhe për t’i dhënë një amnisti, ndonëse ajo kishte vrarë të birin dhe e kishte pranuar. Pas disa përdhunimesh që kishin ndodhur nga i biri tek e ëma, e kishte trupin komplet me shenja thike…
Rudina Magjistari: Pra i biri ushtronte dhunë ndaj nënës?
Xhoi Jakaj: Ia priste trupin me thikë dhe e përdhunonte të ëmën, pra ishte një histori dramatike deri në triller që nuk ishte e e besueshme deri në realitet.
Rudina Magjistari: Monstruoze.
Xhoi Jakaj: Dhe ti mendoje ka histori të tilla? Ja që ka histori të tilla dhe për fatin e saj të keq unë ika nga drejtoreshë, nuk u realizua amnistia dhe as falja e këtij personazhi dhe ajo ka ndërruar jetë brenda këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.
Ajo nene ka shpetuar dhe i lumte dora qe e vrau ate plehr drogaxhiu,esht lar nje hale .
Pse akoma ne 2023, ne vend te shkruajme Shqip Jaku e perdredhim Jakaj?!?! Kemi rrjedhur ne nga majmuni apo majmuni nga ne?!
Kush ka qene ai President qe nuk e paska amnistuar ate fatkeqen? Monster i biri, monster dhe mender presidenti!
Hajde drejt-oresh hajde, cfare rasti ka zgjedhur per tregim!! Hajde Rudina cfare ke zgjedhur per tranzmetim!!!! Drejtoresh per se mbari!! si ajo buxhetorja si ajo e programit tv. Ahhhh o popull i eger, nuk zhgenjeni kurre!!! keni qe ne '90 (flas per periudhen qe mund te deshmoje me saktesi) qe shfaqni - rrisni - ushqeni kafsherine, pisllekun, babezine....popull shtaze. Hajde se ferrin e keni te garantuar
Ti ja paske hedhur ke shkuar në italy je bërë njeri tashmë dhe ke filluar të gjykosh popullin tënd nga lartësia ku ke arritur...
Kshu eshte kur ska ne burgje asistent social qe merren me keto problème. Po vetem merr dhe fut brenda kaq.
Xhoi surrat korb, kush t'a jep te drejten ty qe te dregosh per dy lek te qelbura qe merr, cfare ka ndodhur e pse jane denuar ne burgun e grave femra fatkeqe, te rente ne koke femer ordinere qe percon drama makabre edhe tek te tjere qytetare.
Po normale se presidentet e Shqiperise nuk kishin kohe me te lexonin letren e drejtoreshes te burgut se mernin para me thas nga kriminelet me burgim te perjetshem per ti falur.Nqf historia e zonjes eshte e vertet te japin llogari ministri i kohes dhe presidenti
Edhe kjo ja ka luajtur pak se nuk ka mundesi tjeter.
Ju nuk jeni gje tjeter vec disa monstra që më këto horror news terrorizoni lexuesit. Kujtoni se i shërbenin komunitetit dhe plotesoni misionin tuaj? Ju dhe ato programe TV qe japin keto duhet të dënohen po kush do ju dënojë? Jeni të gjithë njëlloj. E njëjta ADN
Kur nena vret femijen sidomos per aresyet e mesiperme, ajo nuk ka perse te denohet por duhet te ndihmuar per te rehabilituar ne jeten normale, ndersa "drejtesia " shqipetare u tregua "pedante" ne zbatimin e ligjit tek nje te mjere te pafuqishem qe historia e saj eshte veshtire qe tu besosh vesheve..!!! dhe le perjashte kriminele, hajdute dhe politikane qe kane duart me gjak dhe para te vjedhura te popullit.
Shtet monstruoz ku nuk ka më vlerë njeriu. Kjo histori duhet të tregojë se cfarë ndodhi në realitet me dokumentacionin për lirimin nga burgu to zonjës së moshuar. A ka përgjegjës për këtë çmenduri? Kulmi!!!!!!
Cfare na nxirni keshtu makabritetesh. Dhe kete idioten qe vargjet e Kadarese bente sikur i kishte shkruar kjo.
Pse duhet te dalin ne publik keto detajr makabre. Kujt i sherben kjo pevec crregullimit psiqik te popullit qe e lexon. Media eshte e dyta mbas komunizmit qe po e shperfytyron kete popull. Dhe kete e ben per pak klikime. Sa poshte kemi rene