“Nuk na lënë të marrim frymë, burgu është më mirë”, 32-vjeçari heq dorë nga shërbimi në komunitet

11 Prill 2023, 15:05Kronika TEMA

“Nuk na lënë të marrim frymë, burgu është

“Shërbimi ndaj komunitetit është lodhës, dua të kthehem në qeli.” Kështu vendosi një i dënuar në Itali që të kthehej në burgun e Monza, pasi kuptoi që nuk e donte më konvertimin e dënimit në punë komunitare.


38-vjeçari ishte arrestuar nga karabinierët e Besana-as për vrasje në rrugë, dhe krime të ndryshme ndaj personit, pasurisë dhe për evazion e rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ai ishte vendosur që prej datës 21 nëntor në një komunitet në Brianza, ku ishte duke vuajtur dënimin me masën alternative të provës.


Ngjarja për të cilën ai u dënua ndodhi në maj të vitit 2019 në të cilën humbi jetën një 22-vjeçar. 38-vjeçari e cilësoi ritmin e punës si tepër intensiv.

“Nuk na lënë të marrim frymë, qelia është më e mirë se gjithë ajo punë,” është shprehur ai.


Pas kërkesës së tij, karabinierët e transferuan në burgun e Monza-s, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit.

1 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Po viktima jote që nuk merr më frymë dhe është 7 pash nën dhe si ja bën??? Botë e qelbur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje