Tentuan të helmonin Izet Haxhinë? Drejtoria e Burgjeve: E pavërtetë, ishte një ngatërresë ilaçesh mes të burgosurve

12 Prill 2023, 16:55Kronika TEMA

Tentuan të helmonin Izet Haxhinë? Drejtoria e Burgjeve: E

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas denoncimit të avokatit Idajet Beqiri se ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë kanë tentuar ta helmojnë në burgun e Reçit.

Përmes një komunikate për mediat “Burgjet” sqarojnë se një pako me ilaçe ka ardhur për një nga të burgosurit me të njëjtin emër (Izet. H.) dhe se infermieri i turnit thjeshtë ka pyetur Izet Haxhinë nëse ilaçet kanë qenë për të apo jo.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër,  “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”

Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.

Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë  marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A. Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë.

Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta”, thuhet në reagim.

4 Komente

  1. A
    Agron

    Me personelin qe keni ne rekrutuar me pune si spiun ish police etj do tu ndodhin cudira.drejtuesit ose si pyet njeri ose jane te paafte dhe nuk punojne por vetem presin rrogen cdo gje eshte ne dore te rastesise

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropojani.

      Ore shkerdhata, ore moter-qirë, kujt ja shisni ketë copë byreku Berishjan. ""janë dy Izeta në burg, marrin ilaçe e vitamina që të dy, infermierët nuk e dinin se për cilin Izet janë ilaçet..!! kanë pyetur Izetin e parë që kanë takuar në korridor, nuk qënka ky Izeti i duhur, kanë lypur Izetin tjeter e keshtu me rradhë"". O moter-qirë, kujt ja shisni keto copa byreku...!! Më kë kujtoni se po flisni..!! Ore rracë-kurvash, a mos kujtoni që hamë edhe neve (populli) byrek Viçidoli...!!! E sikur Izet Haxhia i parë që keni takuar t'ju thoshte, po janë të mijat keto ilaçe, ju do t'ja jepnit....!!! Pastaj, po ti ndodhte diçka, ju moter-qirët, do justifikoheshi duke bërë Benë Tropojane, " pa qi nanen, Izet Haxhia na tha, që janë të mijat keti ilaçe dhe me shumë rrespekt ja dhamë cakullin plastik plot me ilaçe...!!! Ore bijt e kurvave demokrate, si keni pranuar në burg, një cakull me ilaçe, pa patur emrin, mbiemrin dhe numrin e qelisë të burgosurit që i drejtohen keto ilaçe...!!! Ku kujton që jini, ore zagarë, që për një copë byrek me lakra, ju shisni bythen, nënën, vajzen dhe gruan tuaj...!!! Ore qelbësira, ore të pa-besë, ore kriminela, a punoni në një burg gjoja të sigurisë së lartë në të gjitha aspektet, apo kujtoni që punoni në pazarin e katundarve ku shiten fruta, perime, vezë, pula dhe copa byreku të dielen....!!! Moter-qirë, kujdes, se siç thotë një fjalë e urtë në Kosovë " po u qive me budallën, budalla ose ta shqyen bythen, ose ta then karin""...., pra në të gjitha llogaritë tuaja, dilni të humbur, ose ndryshe të shkerdhyer. Rracë kurvash.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Landi

        Ruaju Izet nga krimineli i vucidolit dhe i biri se jane kriminele dhe do mundohen te te eliminojne

        Përgjigjjuni
        1. L
          Landi

          Ruaju Izet nga krimineli i vucidolit dhe i biri se jane kriminele dhe do mundohen te te eliminojne

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje