Kërcënoi me armë të riun pas sherrit në lokal, shpallet në kërkim 35-vjeçari në Fier

13 Janar 2025, 16:45Kronika TEMA
Kërcënoi me armë të riun pas sherrit në lokal, shpallet

Një 35 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti në një lokal në fshatin Dushk të Fierit.

Sipas policisë, i riu ka qëlluar me pistoletë në ajër me qëllim kanosjen në afërsi të banesës të personit me të cilin është konfliktuar.

Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat.

"Sakaq, shpalli në kërkim shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, sepse dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç.

Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit", njoftoi policia. 

1 Komente

  1. C
    Ci qi temen

    Vari k,,,ne nuk ngopim synin me gjume,keta gjith naten Ke lokali raki e qofte,pastaj zgjohen ne 1te drekes,,i fusin i sy gjum prap mbasdite,pastaj prap ke lokali,,e vari k,,,Jo ska Pune,Jo skea carin,,,,kokrrat e demelave,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje