Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg".
Kërkesa e Veliajt u shqyrtua sot nga gjyqtarja Etleve Deda dhe i pranishëm gjatë seancës ishte vetë kryebashkiaku. Ky i fundit kishte si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Të pranishëm ishin edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani.
Veliaj e ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.
Dumani, Dado dhe Etleva Deda bejne te fortin, sepse nuk e dine se uthulla e forte prish eren e vet! Edhe ketyre po u bie tash era fort e keqe.....