Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikajt, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se të afërmit e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që prokuroria të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e asaj dite.
“Janë 15 vjet që ne vuajmë dhe lotët nuk na kanë pushuar për një drejtësi të munguar. Koha për politikanët, pushtetarët e diplomatët e huaj ka mbaruar. Tani kemi të bëjmë me një çështje penale. Shpresat e fundit për të bërë drejtësi dhe ndëshkuar urdhëruesit, vrasësit e vërtetë të 21 Janarit është në duart e hetuesve dhe të prokurorit të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme po bën hetime të plota për të identifikuar autorët, urdhëruesit e vrasjes të 21 janarit. Kam kërkuar për të ditur në çfarë statusi ndodhet hetimi i kësaj çështjeje. Ka një zvarritje të pakuptimtë. Ndoshta është e vështirë sepse është një dosje sipas nesh e masakruar nga Prokuroria e Tiranës dhe Gjykata e Lartë që për mua mbanë përgjegjësi sepse kanë larguar nga dosja edhe dokumente që mund të arrinin në një përfundim më të shpejtë”, tha fillimisht Mark Nikaj.
Ai theksoi se është bërë dhe një “memo që të pyeten edhe personat e tjerë që janë përcaktuar ose kërkuar nga ana jonë në Prokurorinë Speciale, edhe kryeministri aktual”.
“Ka edhe persona të tjerë që tani s’i mbaj mend se janë të shumtë nga Garda, nga Shërbimet Civile që ishin atë ditë, nga policia… Pikëpyetje është lufta politike midis të majtës dhe të djathtës, kush të qëndrojë në pushtet. Partia Demokratike kishte në platformën e saj, sipas meje, ruajtjen e pushtetit me dhunë dhe vrasje. Ish-kryeministri thotë se ligji i lejon vrasjet e demonstruesve. Si mundet të thuhet se është vrasje legjitime vrasja e nipit tim 100 metra larg Kryeministrisë? Ne kemi dorëzuar në SPAK një kasetë ku aty është identifikuar urdhërdhënësi dhe personat që kanë marrë urdhër për të qëlluar. Këtu nuk ka nevojë shumë për hetim sipas meje, sepse ky krim makabër është i filmuar nga media dhe është transmetuar fill pas ngjarjes”, tha Mark Nikaj.
dhe te mendosh qe Marku i shkrete e ka pasur Salen komshi me dyer ne te njejtin kat balle per balle aty poshte rruges Fortuzi
Prapë me 21 janarin. Të gjithë shqiptarët e dinë se ajo çështje është mbyllur....... . Dhe u është lënë dorë e lirë të dëmtuarve të veprojnë sipas kanunit të Lekës..... Kush është burrë....
Duke e ditur qe drejtesia nuk egziston ne shqiperi si nuk doli nje burr opo grua qe te japi drejtesi duke eliminuar nje nga drjtuesit kryesor te qeveris ose te gardes me vien keq por turp sepse gjaku lahet me gjak
O i nderuar Mark Nika jeni kethyer ne lodra kalamanjsh nga keta pisa prokurore gjoja Spak . Sa merreni me kata qelbesira do te duhej prej kohesh , po te pakten tani duhet ne menyre urgjente te ankoheni ne STRAZBURG , ku te akuzoni krahas kryeministrit dhe ministrit te brendshem te kohes edhe Spakun te gjithe prokuroret qe e kane pasur kete dosje e ne vecanti DUMANIN si bashkeautor ne krim dhe si mbulim te ketij krimi ne bashkepunim me Saliun e Lulin . Boll eshte boll u perdoret nga keta halera sepse nuk duan qe te zbardhet ky krim qe vete autori e ka marre persiper ne te gjitha daljet e kohes te pas pushkatimit te kater te pa fajshemeve . Krim me te poshter ne sy te tere botes e shume kamerave e vezhguesve nuk u gjetkan provat . Pse kur vriten kriminelat njeri me tjetrin ngrihet i tere shteti ne kembe edhe pse ne fshehtesi e pa kamera pa deshmirare e me maska i zbulojne autoret , ndersa ketu qe u pushkatuan kater vete po te ndershem qenka kaq e veshtire . Vetem se nuk duan edhe ca nga presioni i kriminelit Sali e i se bijes Gita marrin rrogat e majme vec perralla na tregojne megjithse vitet ikin .