Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

27 Janar 2026, 12:40Kronika TEMA
Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kreun e Gjykatës

Apeli i Posaçëm i jep formë të prerë vendimit për konfiskimin e një apartamenti të ish-kryetarit të Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Apartamenti është me sipërfaqe 60 m2.

Dedja në shtator të 2024 kërkoi pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e dënimit të dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Në shkallën e tretë Dedja kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të shkurtit 2024, që e dënoi me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Dedja u vu nën akuzë nga SPAK pasi u shkarkua nga procesi i vetingut. Sipas SPAK, ai nuk kishte deklaruar një apartament në Durrës. Në vijimësi ish-kreu i Kushtetueses ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës.

3 Komente

  1. C
    Cute Babulja

    Nuk jam kudra qe ia konfiskojne perderisa nuk e ka deklaruar, por eshte disi paradoksale qe Arbenin nuk e falin per nje apartament 60 m2, nderkohe qe shume te tjere vazhdojne te gezojne dublekse dhe vila! Madje disa, pasi u perjashtuan nga sistemi i drejtesise, u bene deputet! Cfare shteti?!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokati

      Bashkimi u bë shëmbull bashkë me Llallën nga reforma. Nderkohë ke gjyqtare milionerë qe me çekiçin e drejtësisë kanë vënë pasuri prrallore si psh. skënder Damini, Petrit Aliaj, Artur Malaj, Agron Zhugri, Besnik Hoxha, Alaudin Malaj, Gjin Gjoni, Sokol Malaj, Andri Ymeri, Shpëtim Reka, Shpëtime Pitaku Luan Lusha, Kostika Çobanaqi, etj etj

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani e ka rradhen Dado e Dumani

      Po pronat e pajustifikuara te Dumanit e Dados, etj si keta monstre, kush do ti konfiskoje dhe kur? Ndryshe ne djall me kete drejtesine e re.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje