
Tuneli i Llogorasë, një vepër infrastrukturore që u hap vetëm të premten, duke e bërë më lehtë të aksessueshëm bregdetin e jugut, do të jetë i monitoruar 24 orë me radarë për shpejtësinë nga policia Rrugore.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka inspektuar këtë të dielë masat që janë ndërmarrë nga policia për të përballuar me efikasitet fluksin e qarkullimit.
Balla ka sqaruar se tuneli monitorohet 24/7 nga njësia e lëvizshme e TNT, përbërë nga policia, zjarrfikësja dhe urgjenca dhe i bëri apel apel drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë detyrimisht shpejtësinë dhe të zbatojnë urdhrat e udhëzimet përkatëse.
"Duhet të qëndrojë e stacionuar këtu një makinë zjarrfikëse, pasi Tuneli është i gjatë, krijohen incidente rrugore. Po ashtu duhet të kemi një mjet të Trupës së Ndërhyrjes Teknike (TNT), e cila mbulon zonën e bregut", u komunikoi Balla, autoriteteve vendore.
Së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar, Policia Rrugore do të vendosë gjithashtu radarë të shpejtësisë dhe sinjalistikë vertikale për të siguruar që çdo shkelës i rregullave të qarkullimit të ndëshkohet, e parandaluar kështu ngjarje me pasoja në këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.
e hyrje te Tynenelit ne te dyja Krahet duhet te jet nji tabele qe tregon Udhetimin Normal te Lejuar ne Tynel ,siedhe nji Tabel Elektronike e cila ,ne kushte udhetimi te ngjeshur ,pra kur kemi Autokolone ose ne raste aksidenti (lrgqofhte) Tabel Elektronike te bej Kufizimin e Shpejtesise apo deri ktu ,s'ishkon truri i bolluks . Autokolona ne kte rruge Tynel ishte e Priteshme dhe e paralajmerua , llogjike , prandaj duhet qe Ministria Balluku duhet te tregohet Korrekte me Rregullat e ksaj Epoke Zhvillimi
ne pritje te axidentit/kurbon te pare..... eshte thjesht ceshtje kohe.... allah uakbar!
Inshallah, dhashtë I Madhi Zot që kurbani i parë të jesh ti dhe ...... O Zoti i Madhëruar Meru pak me këtë hajvan me dy këmbë.
Po ventilatorët kur do vihen në funksion?