Kush e nisi shqiptarin në Bagdad? Artan Hoxha: Vrasja e Benzema skenar hollivudi, u filmua

20 Janar 2024, 18:00Kronika TEMA
Kush e nisi shqiptarin në Bagdad? Artan Hoxha: Vrasja e Benzema skenar

Gazetari i kronikës Artan Hoxha tha se vrasja e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”, është pritur me festime nga rivalët e tij në Suedi por dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme.

I ftuar në Euronews Now, Hoxha zbuloi detaje të reja nga “skenari hollivudian i atentatit”, i cili u realizua nga 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga.

Sipas gazetarit, Prenga është me origjinë nga fshati Gjegjan i Pukës dhe është larguar në moshën 8-vjeçare për të jetuar në Suedi me familjen.

I riu mund të jetë rekrutuar nga rivalët e Benzemasë, të cilët kishin vënë 1 mln euro shpërblim për kokën e tij.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari i kërkoi të ëmës t’i jepte para për udhëtuar nga Suedia në Bagdad, për të takuar një shok, por ajo nuk e lejoi. Më pas, organizatorët e vrasjes i kanë prerë vetë biletën dhe e kanë dërguar për të ekzekutuar një nga mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.

Sipas Hoxhës vrasja e Benzema bëri që të ndërpriteshin të gjitha transmetimet në Irak dhe ngjarja të merrte vëmendjen maksimale.

Ai shtoi se Prenga ishte me pasaportë suedeze, por tatuazhi i Shqiponjës bëri që ai të identifikohej që ishte me origjinë shqiptare.

“Ajo që më bën çudi është fakti se si është e mundur që është fiksuar momenti që ai del nga motori dhe vete bën vrasjen, pasi është momenti pasi bën vrasjen dhe largohet. Është si një skenë filmi. Në momentin e parë janë ndërprerë të gjitha transmetimet dhe është future kjo ngjarje. Kështu jam vënë në dijeni ditën e parë, por m’u duk e pabesueshme që një shqiptar të realizonte një vrasje në Bagdad.

Por personi që ma tha e kishte dalluar nga të dhënat që kishte dhën policia, pasi kishte tatuazh një shqiponjë dhe ata dyshuan fillimisht se ky mund të ishte shqiptarë. Vjen nga një zon katolike dhe nuk ka lidhje me besimin mysliman që ka ky grup”, tha Hoxha.

Benzema ishte një nga tre liderët e grupit me 6 mijë anëtarë, “Dhelprat e Kurdistanit”, një grup që kontrollon trafikun e drogës në vendet skandinave, por dhe Lindjen e Mesme.

9 Komente

  1. M
    Marifeti

    E njohen nga shqiponja? po te jet shqiponj pa kryq dihet qe eshte shqiponj turkoshqiptare ,,,,

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokracia

      Nuk ekziston shqiponje turko-shqiptare. Shqiperia ka vetem nje shqiponje, ate te verteten qe e huazuan edhe vende te tjera. Inati sju permbahet me perbrenda, duhet te shprehni haptazi hidherimin tuaj te brendshem!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vrasesi patriot

      Per Prengen me shqiponja ne Irak sherbehet denimi me vdekje kur ben vrasje . Prenga me trurin e shperlare dhe tatuazhin me Shqiponje iken per lesh k. Te vetmit qe fitojne jane rivalet e Benzemase dhe Artan Hoxha qe ka nje perralle me shume per te treguar. Kete rradhe me vrases pa tru por me pagese por me motive patriotike

      Përgjigjjuni
      1. miçua i taqit

        boll ti o majmuni grek se na çave k**n, gjithmone ne te njejten vrime

        Përgjigjjuni
        1. s
          stalini

          Ate e kam nis une qe ne kohen e sadamit, por Muzhiku rus Tan gazetaruci tani e ka kuptuar, ah si ke pjerdh mor tan po tallin karin studiot me ty se e dine se nuk je per kete pune

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Nje pyetje kam jo per rastin ne fjale por: Pse e keni hequr faqen e komenteve per te gjithe shkrimet qe ben Ai spiuni i deklaruar i diktatures Prec Zogaj ? Po mundoheni ti blini historine por eshte e pamundur sepse Ai hafije ka qene dhe spiju me gojore per hajnat e ripjelljes eshte.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Neti

              Ky Prenga te kishte tru do shkonte ne shkolle. Fatkeqesisht e kan perdorur dhe e shkreta familje qe e humbi. Ky gazetari leshit qe i ben reklame krimineleve do ishte mire te shkonte ne Irak per verifikime e te mos u kthente me. Ky popull nuk ka vetem kriminele , krenar nuk te bejne vrasesit. Ku shkon ky maskara me keto shkrime ,cfare mesazhi i percjell rinise me keto lajme. Palaco investigues. Nuk kuptoj pse duhet ti jepet hapesire dhe ne kete gazete.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje