Ish-i dashuri nga Zvicra urdhëroi t'i digjnin makinën vajzës në "Astir"

20 Janar 2024, 15:50Kronika TEMA

Ish-i dashuri nga Zvicra urdhëroi t'i digjnin makinën

Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të djegies në një ‘Audi’ në zonën e Unazës së Re në Astir.

Personat me banim në Maqedoninë e Veriut i vunë flakën makinës së një vajze. Sipas Report Tv, e reja Xh. T. nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Zvicra pas një ndarje në një lidhje dashurie që kishte pasur atje me një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Kthimi në Tiranë ishte pas fjalëve të ish të dashurit që do i digjte makinën nëse do e linte, por Xh. T nuk e imagjinonte asnjëherë se mund të arrinte deri në këtë pikë.

Makina e vajzës u dogj gjatë natës së 4 janarit në rrugën “Astrit Losha” në Astir dhe dyshimet e para u lidhën për një djegie aksidentale, por pasi hetimet avancuan nga agjentët e Komisariatit nr. 6, situata ishte krejt ndryshe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin 2 persona të cilët afroheshin pranë makinës tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, i vënë flakën dhe largohen.

Pasi Xh. T. u mor në pyetje ajo u rrëfeu hetuesve se ish i dashuri nga Maqedonia e Veriut e kishte kërcënuar se do i digjte makinën pasi e kishte lënë, por nuk e kishte marrë seriozisht.

1 Komente

  1. N
    Nata

    E par e punes kush eshte ky “ astrit losha “ qe i keni vene emrin rruges! Late nam me keto emra anonime, ku jane emrat e atyre qe dhane shpirtin e tyre per Shqiperine e shqiptaret si Qamil Buxheli, Kadri Roshi, Ndrek Luca, Sulejman Pitarka, Violeta manushi , Zihni Sako etj etj… çfare ka bere ky Loshi, apo eshte i aferm i ndonjerit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje