Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtar. Sejdi nuk ishte i pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit.
Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball gjatë seancës dëgjimore me pyetje për pamundësitë financiare në krijimin e pasurive, si dhe për probleme në kriterin profesional. KPK evidentoi në fillim të seancës dëgjimore se subjekti nuk kishte qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Sejdi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Po keshtu eshte kjo pune me keta specialistet te diplomuar tek "Universiteti" i PLEPAVE. C'tjeter mund te presesh prej tyre...
Salija i plepave dhe plepat e Sali shpelles duhet te hetohen ne cdo cep te vendit.Shpellari me valixhe druri se pari e ktheu Kryeqytetin ne kioska te pista ku te merrte frymen qelbesirlleku athua se Tirana ishte nje kompleks stallash bagetish.Nga te pa kulturuarit vetem hale do te presesh.Valixhja e drurit i veshur me corape leshi ne korrik vodhi dhe shkaterroi 500 uzina dhe fabrika,ferma,ushtri etj. ..etj dhe se fundmi corapja e leshit e Korrikut ndertoj dhe plapat e pa drejtesise.Ka ardhur koha qe te gjith plepat dhe ferrat te verifikohen per pasurine dhe poshtersite e tyre.Keto jane peshqeshe qe ja dhuroi shpellari me valixhe druri shqiptareve nder dekada.Monstra duhet te ishte izoluar ne qelite e Hages qe me 1997...