Kishte tri gra, por abuzonte edhe me një të mitur, avokati i kirurgut të arrestuar: Nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën

19 Janar 2024, 15:03Kronika TEMA
Kishte tri gra, por abuzonte edhe me një të mitur, avokati i kirurgut

Një ditë më parë policia arrestoi 42-vjeçarin, Dervish Hasi, me profesion kirurg, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Nga hetimet policore, ka rezultuar se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno.

Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se kanë qenë pesë persona, të cilët kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot. Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati i të arrestuarit.

Në emisionin e Tch, ai ka mohuar akuzat se klienti i tij ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, duke i konsideruar si shpifje.

Bezat: Avokat të mos e normalizojmë këtë gjë sepse jam e sigurt që nese s’keni një vajzë keni një të afërme të mitur në familjen tuaj.

Avokati: Është shpifje.

Bezat: S’ka kryer marrëdhënie me vajzën?

Avokati: Jo është shpifje.

Bezat: Vajza e pranon që ka pasur marrëdhënie me klientin tuaj pra.

Avokati: Po ça janë këto shpifje. Vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma, para një ore dha deklarime merrini dhe pyetini.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit. Në referencë të rastit, dyshohet se Hasi e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Arrestoni edhe ate avokatin, sepse edhe ai do jete njesoj.

    Përgjigjjuni
    1. m
      muçua I tanes

      I dashur avokat: Kur shkon te klienti , ver nje llamarine mbrapa.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje