I biri e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë, 73-vjeçari: Shkoi te hoxha dhe u bë më keq, ka nevojë për kurim

19 Janar 2024, 13:15Kronika TEMA
I biri e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë,

Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje në fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit dhe e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.

Pas arrestimit të të birit, ka reaguar edhe babai i 35-vjeçarit.  Në një deklaratë për mediat, ai tregoi se si nisi debati me të birin, ku shkak sipas tij është gjendja tij e rënduar mendore dhe borxhet.

Për këtë arsye, ai e kishte dërguar djalin te një hoxhë, por pas kësaj gjendja e tij, sipas babait, u përkeqësua.

“Debati nisi para 3 ditësh. Ishte në Durrës për t’u vizituar dhe tha se hoxha më bëri keq. Kur u kthye, u kthye me mendje jo siç u nis, por me mendje tjetër. E ka çuar çuni i motrës në Shënavlash dhe u tensionua, nuk fliste mirë si më përpara”, tha ai. 

Ai tregon se gjendja e tij depresive nisi që kur i ka vdekur e ëma, ndërsa apelon që ta lirojnë të birin dhe ta lejojnë të kurohet.

“Pak e ka nga e ëma që i ka vdekur para 16 vjetësh, nuk ka pasur ditë të mira sa erdhi. Ka qenë në Tiranë, në Durrës. Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës.

Ka nevojë për kurim, jo për ta mbajtur të izoluar e të sforcuar. Sëpatën e pata unë, ai në atë moment e kapi, është çun i ri, gjynah ta mbajnë brenda, unë them ta nxjerrin dhe ta çojnë te psikologia.

Ka 5-6 vjet që nuk ka ardhë fare. Është në Itali çuni, ngaqë nuk punonte, ka qenë në një dhomë atje dhe ka pasur ca borxhe”, shtoi ai.  

3 Komente

  1. N
    Noci

    Kujdes xhaje!!!! Po te degjoi ty drejtesia mbas 2-3 muajsh do marrim lajmin e hidhur se yt bir te beri copash me ate sopaten e famshme qe thua se e kishe ti....!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      E cove te hoxha per kurim!? Hahahaha....po hoxha nuk ka tru per vete!!!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tasimi

        Hoxha jo vetem qe ia ka lyp por i ka kerkuar edhe para,ne kete çast ai sa ka degjuar per para eshte bere me keq!"Po ku je o Enver djali se neve na morri malli"!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje