VIDEO/ “Ule sëpatën o çun”, i riu kërcënoi se do vriste babain, ndërhyn RENEA

19 Janar 2024, 11:59Kronika TEMA
VIDEO/ “Ule sëpatën o çun”, i riu

Forcat RENEA ndërhynë për të parandaluar një krim në familje, në fshatin Rubjek, Maminas në Durrës. Një 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë ndaj të atit e kërcënonte se do ta vriste me sëpatë.


Pas informacionit në polici u desht ndërhyrja e forcave RENEA, ndërsa Eduard Hoxha me të parë policinë u mbyll në banesë.

“Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek” informoi sot policia e Durrësit.  

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ss sa shpejt e kap lepurin policia e Ramutit, lol, njashtu drejt e ne nburg e jo soo Saliu... ka 10 vjet qe Ramuti mendohet e zotohet...lol

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ??

      Po si 30 veta nga reneja për të kapë një çun me sopatë???

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje