Balla në Vlorë: Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes! Po shkojmë drejt arrestimit të autorëve

19 Janar 2024, 15:56Kronika TEMA
Balla në Vlorë: Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes! Po

Pas rreth 2 javësh që nga ekzekutimi mafioz me snajper i 23-vjeçarit Gëzim Sinomanti, Policia e Shtetit beson se është pranë zbardhjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Këtë e konfirmoi edhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla, teksa ishte në Vlorë për analizën vjetore të Policisë në këtë qytet.

“Sapo ju thashë, është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për ndjekjen e saj, së bashku me drejtorin vendor dhe drejtues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme. Besoj që në pistën kryesore që kemi, do të shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të autorëve”, tha Balla. 

I pyetur në lidhje me efektshmërinë e kontrolleve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe reneas, të cilat prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, Balla thotë  se duhet krijuar siguri tek qytetarët.

Në fjalën e tij Balla ka folur edhe në lidhje me pritshmëritë për 2024, ku tha se kanë nxjerrë detyra konkrete për strukturat e Policisë në Vlorë, për të siguruar rendin por edhe për tu përgatitur për sezonin turistik.

 

4 Komente

  1. T
    Tirane

    Po shohin ne cdrejtim po shkoni, o Tau u bandave te Elbasanit. Ashtu si Rrajat, ata dhe pushteti te rrahim e te bejene per spital. Drejtesi e flliqur.

    Përgjigjjuni
    1. a
      agushkari

      keshtu thosh edhe nishani dhe dhalla

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora.Vlora

        O Balla mos na hap barkun ,jane nja 20 vrasje ekzekutime apo rrembime ne vlore ,keni zbardhe ndonje ?Jeni te korruptuar

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia 20/20

          Po vrasesit e Skerdi Konomit kur do ti zbuloni?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje