Komisioneri Publik mbështet opinionin e ONM ndaj prokurorit Ylli Bashaj

19 Janar 2024, 20:50Kronika TEMA
Komisioneri Publik mbështet opinionin e ONM ndaj prokurorit Ylli Bashaj

Pas urdhërimit nga KPA, Komisioneri Publik u shpreh në mbështetje të qëndrimit të ONM-së ndaj prokurorit Ylli Bashaj, duke vënë në dukej se ankimi ndaj këtij subjekti “ka në thelb shqetësimet” e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.  Bashaj ironizoi se ai e priste këtë qëndrim.

Komisionerja Publike Irena Nino tha të premten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se mbështeste opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Në një qëndrim të detajuar Nino theksoi se “Në vlerësimin e vëzhguesit ndërkombëtar, Komisioneri Publik ka paraqitur ankimin kundër vendimit të Komisionit, bazuar në Rekomandimin e ONM-së dhe në thelb ka pranuar shqetësimet e ONM-së në ankimin në fjalë, duke përfshirë të gjitha çështjet e tjera të nevojshme”.

Nino iu përgjigj të gjitha pikave të ngritura nga Vëzhguesit Ndërkombëtar dhe i kërkoi KPA që të bënte hetimin dhe vlerësimin e çështjes edhe bazuar mbi shqetësimet e ngritura prej vëzhguesve. Nino vuri në dukje se gjetje të ONM-së sa i përket kriterit të profesionalizmit duhej të konsideroheshin si provë në procesin ndaj prokurorit Bashaj.

Ky i fundit i pyetur nëse do të kundërshtonte qëndrimin e Komisioneres Publike, la të kuptohej se e kishte pritur këtë qëndrim. Bashajt, fjala e të cilit nuk u dëgjua qartë në pikën ku qëndrojnë gazetarët, iu tërhoq vëmendja nga kryesuesja e trupës për të respektuar palët në proces.

Rasti i Bashaj po gjykohet nga një trupë e kryesuar nga Albana Shtylla, me anëtar Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ina Rama dhe Mimoza Tasi.

Bashaj, i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor të vitit që shkoi, përballet në KPA me ankimin e Komisionerit Publik dhe një rekomandim të ONM.

2 Komente

  1. S
    Sara

    te beje ironi dhe nje debil si ky.....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Ylli Basha e ka mbushur moshen e pensionit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje