
Në një dalje të tij sot nga lagjja e re “5 Maji”, ku po ndërtohen apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sulmoi me fjalë të ashpra një gjyqtar të Gjykatës Administrative, i cili sipas tij, ka bllokuar punën për çlirimin e varrezave të Sharrës nga ndërtimet e shumta ndër vite pa leje.
Veliaj nuk e përmendi emrin e gjyqtarit, por paralajmëroi denoncim për këdo që përpiqet të bllokojë progresin e Tiranës. “Ndihem shumë i keqardhur kur shikoj gjyqtarë të Gjykatës Administrative që bllokojnë Bashkinë e Tiranës të çlirojë varrezat e “Sharrës” dhe japin urdhëra bllokimi ndaj punës së bashkisë. Varrezat e vjetra janë zaptuar me shtëpi pa leje, të cilat bashkia kërkon t’i largojë prej 7 vitesh dhe gjykata thotë: Jo, këto shtëpi do të rrijnë në varreza. Jemi në vitin 2022 dhe kemi vendime gjykatash që bllokojnë bashkinë të çlirojë varrezat. Por, kjo heshtja ime nuk do të zgjasë shumë. Këta nuk do të vazhdojnë më në drejtësi dhe do të jem unë i pari që do t’i denoncoj”, deklaroi sot Veliaj.
Emri i gjyqtarit të cilit i referohet Veliaj është Avni Sejdi. Ai nuk është i panjohur në botën e gjyqtarëve të dyshuar për abuzime të mëdha dhe bën pjesë në një nga rastet e gjyqtarëve që thonë se i blejnë apartamentet me para dhuratë, pa justifikuar burimin e tyre. Avni Sejdi është përfolur në media edhe si gjyqtari që, përmes dy vendimeve të marra brenda 13 ditësh, ka favorizuar shoqërinë EKMA Albania, për abuzim e dëm ndaj tregtarëve në tregun Agro-ushqimor në vitin 2019.
Ndërkaq, rezulton se Avni Sejdi ka blerë apartament në Tiranë me para dhuratë, hua dhe kursime. Në një artikull të Report TV, thuhet se në vitin 2005, gjyqtari deklaron një kontratë për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ndërsa nuk jepen të dhëna për sipërfaqen. Si burime të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, gjyqtari deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit e tij.
Një taktikë kjo e përdorur nga disa gjyqtarë që përpiqen t’ia hedhin Vettingut, duke mos ditur si të justifikojnë burimin e të ardhurave për makinat, apartamentet apo sendet me vlerë.
Bashkia e Tiranes eshte nje katastrofe e vertete ne mirembajtjen e varrezave. Behen zhvarrime dhe arkivolet e vjetra i lene midis varreve, varre te demtuara, njerez te paautorizuar qe demtojme kujtimet qe lene njerezit per te dashurit e tyree, papasterti e pashembull. Po te mos ishin familjaret varrezat e Tufines do katandiseshin per ibret. Se cfare shoqerie jemi duket ne respektin ndaj te vdekurve , sepse nese njeeriu vjedh dhe fondet e te vdekurve nga ai mos prit asgje.
Ku e gjen te drejten Veliaj te sulmoje nje gjyqtar....me kaq ky gjyqtar mer strehim Politik kudo ne bote....mjere ju o popull nese Veliaj behet kryeminister....nuk keni pare gje akoma....
Po gjyqtari ku e gjen të drejtën të bllokojë,jeni mësuar me drejtësin e viçidolit
Ne ligj o koqe....se ai nuk eshte budalla e di qe ai vendim do kaloje ne fine te perit...me ate we thote Veliaj ky gjyqtar fiton cdo gjyq te bote ....ne do paguajme...o njeri kupto se nuk jane zota se po na trajtojne si dele....ne bote ka vetem gjykate,avokat, ekonomist e polic...per te tjeret nuk pyet kush...pra ligji...ke ne ben poca dhe nje Inspektor ordner...dua thote shko ne gjyq e gjyqi shkon me vite e vite se ska gjyqatar...me e bukura eshte kur ky joni ben si I prekur pse nuk hapen negociatat...kulmi
Si nuk u mbaruan keta hajdute barkderra te drejtesise...
Ky eshte nji cop Muti nga haleja Drejtesi .qe diku ne nji vend tjeter kta i kishin lidh si qen e mbyll ne kafaze .Kta jan Kanceri i Shqiperise por Kaqoli KM nuk ka sy te shikoj ne Semundjen qe degjeroj e po vdes Shtetin Shqiptare por merret me Satelitet e Peeleshit
kulmi se ku e degjenruar Shqipnin bijt e bushtres esadiste . Te gjith Gjyqtare e Prokurore kan trut r i femije 6 vjecar ,qe kur vjedhin dicka e i kap Polici e i pyet se _ Ku e gjete ti kte e kujt eshte kjo ? Ma dha nji shok i thot .ptuuuuuuu Kermat e Njerezimit si mundet te mbash ala ne ate Institucion te tilla xhambaz e tipa Hajdutesh ordiener kur s'kan asnji lloj Morali e Kulture qe e kerkon vendi i punes Institucioni ? ! - Hapni Regjistrat ,kush i ka emeruar kta Gjyqtare dhe si jane bere Gjyqtare se ky kafsh qe urreka shume Njeriun (duket qarte perbuzja e Sharlatanit teper ordiner per te qen Gjyqtare ) qelbin e jane Pengesa Kryesore e mosZhvillimit te Shqiperise dhe varferimit te popullit sepse joqe nuk bejne aspak per atqe paguhen nga Taksapaguesi shqiptare por marrin nji Rroge qe vetem nji Shtet Shkerdhate mundet t'ja lejoje ,nderkohe qe ne Raport me Rrogat apo te ardhurat e qytetarit ka nji disnivel Diskretitues e poshterues . KM boll mbajti fjalime e beri humor kancelarive te Europes me tregu sa Humorist e i zgjuar eshte .- eshte mir qe te shikoje njiher Shtetit e tij qe e ka iśi nji Stalle derrash ,ku s'e merr vesh derri gamorin Institucional
O gazetashitës (se gazetarë nuk ju quaj dot), thuhet "gjykatës", jo "gjyqtar". Gjyqtar është ai që drejton një ndeshje sportive. Kurse gjykatësi është njeriu i drejtësië. Analfabetë funksionalë me diploma lokalesh...
ky e ka te shkruar ne balle ...fytyre hajduti