Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 2 policë në arrest shtëpie, 6 të pezulluar

27 Qershor 2022, 19:19Kronika TEMA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 2 policë në arrest shtëpie, 6 të

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 ka lënë 2 policë në arrest shtëpie dhe ka pezulluar 6 të tjerë.

Albert Nushi, asokohe zv. drejtor për hetimin e krimeve dhe Niko Palla, zv. drejtor për rendin janë tashmë në arrest shtëpie.

Të sipërpërmendurit janë policët që janë pezulluar nga detyra.

Ndërkohë në burg për këtë ngjarje është Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s. pjesë e SMV ( strukturës së mbrojtjes së votës) që në atë kohë u ngrit nga Partia Demokratike.

“Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur,” – thuhej në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lini një Përgjigje