Dhunoi bashkëjetuesen dhe policin gjatë shoqërimit, arrestohet 26-vjeçari

27 Qershor 2022, 11:07Kronika TEMA

Dhunoi bashkëjetuesen dhe policin gjatë shoqërimit, arrestohet

Një person është arrestuar nga policia pasi dhunoi bashkëjetuesen dhe efektivin që shkoi ta shoqëronte.

Në pranga ka rënë edhe bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët kundërshtuan dhe goditën punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të 26-vjeçarit.

Policia bëri me dije se, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marie Logoreci”, një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Lini një Përgjigje