Si u bëra agjente e SHISH - Rrëfimi i "spiunes" shqiptare

25 Qershor 2022, 09:05Kronika TEMA
Si u bëra agjente e SHISH - Rrëfimi i "spiunes" shqiptare

 

Në raportin e SHISH për 2021 tregohet dhe historia e një vajze e cila vendosi të bëhej pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe rrugëtimi i saj.

Pjesë nga raporti 

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë!

Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.

Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor

Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja.

Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit.

Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë.

“Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”

Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun!

Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend.

Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese. Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe.

Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë.

Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin.

Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor:

Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!

15 Komente

  1. D
    Daku

    Pordhe me rigon.

    1. S
      Shaqo

      Tamam, me rigon. Vajza ne ate institucion kane punuar qe kur u krijua si sgurim i shtetit, e ne vazhdim. Me perpara ti goce duhej te ishe njohur ne historikun e institucionit, qe te mos beni pune gjysma ne te ardhmen. Megjithate, te uroj pune te mbare

    2. V
      Veterani

      Me pelqen entuziazmi e recitimi i vajzes. Tani zgjohu nga enderrat dhe justifiko besimin qe te eshte dhene. Mos fut miq per te kapur ndonje vend te rahatshem apo drejtues pa filluar pune akoma! Duaje atdheun tend e puno me perkushtim e ndershmeri! Suksese!

      1. M
        Mal Cori

        Të gjithë të dështuar në fushat e tjera, i drejtohen SHIK........ Përgjithësisht injorantë dhe fodullë .....

      2. M
        Mihali ujk i vjeter

        Po Çfare thua moj vajze???!!! Mos ma hap barkun se ma shpife. Kam punuar vete aty dhe e di se po nuk pre miq te kapesh ndonje cep nuk te afron asnjeri. Paga dhe trajtimi eshte çnjerezor ndersa drejtuesit jane injorante dhe Çuditerisht komunista te para viteve 90. Po te jap vetem nje emer meqe ke mbaruar kursin e sherbimit. Pyet pak ish drejtoreshen e kursit. Nje femer debile, totalisht injorante, parazite dhe mbi te gjitha megallomane me nivel inteligjence 0. Imagjino qe quhet dhe sherbim inteligjent. Ha ha ha

        1. N
          Na kini carcarin

          90% e vajzave qe janë "shërbyese me lek" ,janë informatorë...kjo na tregoi se "ka shumë femra" Ja trego si i "reduktoni"...me çfarë metodash I "psikologjisni"....të keqen o Hitler I thonë kësaj

          1. v
            vlora.vlora

            Ha ha me te pa aftet me kokpalaret aty jane mbledhur , s bejne gje tjeter vetem hane leket e taksapaguesve shqiptare,njafton te njohesh dike dhe keto qe thote kjo vajza jane brockulla me rrigon ,,degjon fjalen shish dhe te vjen per te vjelle ,degjoje fjalen sigurim dhe te kalonin te dridhurat

            1. P
              Plaku qe ju do te miren

              Nese ndonje "mendje e zgjuar" atje e konsideron gjetje e te kohes kete menyre komunikimi me publikun, ja ka fut kot. Mendoj duhet ruajtur natyra e mbyllur e sherbimit e me fanatizem sekreti i veprimtarise se tij. Raste te tilla mund te kthehen ne autogola, dhe kjo kurrsesi nuk i sherben institucionit e misionit te tij.

              1. N
                Nexhmedin Hoxha

                Nese vazhdon praktika e SHIK ut tani ne ShISh jeni te humber ne endra dhe genjeshtra ! Sa per ilustrim ne vitin 1997-98 ateher Shefi sherbimit Fatos Klosi me ndihmoi per ti gjetur eshtrat e vellaut te zhdukur ne Vain te Lezhes prane objektit sekret te Shikut ku vellau per 4 dite ishte rahur per vdekje nga sherbetoret e B. Gazidedes dhe Sali Berishes . nje nga shoqerusit me thot ! nese nuk me paguan une nuk e futi koken ne thes per te rezikuar e te hetoj rastin e vellaut tend . kuptohet u detyrova te paguaj per sherbimet por asgje nuk n'dodhi sepse ate e paguanin te tjere per te kunderten dhe sa per info , edhe pas 25 viteve ne akoma po kerkojme eshtrat e vellaut . te fala EDI RAMES qe nuk ka deshire per ta eskraduar vrasesin e vellaur Ilir Kumbaron i cili e dine ku gjenden eshtrat , flet aresti per ekstradim i inrepolit nga perfaqesia ne Tirane e ruajne ne sirtare per tu mos realizuar.

                1. D
                  Dardan

                  Me vjen keq, vellain tuaj e vrau Perbindeshi i Vicidolit, i cili dogji Shqiperine dhe tani ligjeron si gjeraqine.

                  1. e
                    edmond koder rreshen

                    O Nexhmedin,me nje tragjedi qe mos i raft kerkujt ! F. Klosi te ndihmoj per ti gjet eshtrat ! Po edhe pas 25 vitesh po kerkojm per ti gjet eshtrat ! Veshtir e kam per ta kuptu ,ate qe ke shkrujt ?! -U takun dy Motra pas shum vitesh ne Pleqni,dhe nje moter e pyet tjetren : Moter si je ka menja ,se mu ka fillu me m`lan krejt ! Ma mir ska,menjen si 20 vjece i pergjigjet tjetra ,vecse kam ni smunje tjeter ! Nisem me marr dicka,po rruges harroj se per qa jam nis e kthehem bosh ! Po kjo asht menja o moter,po ti cenke ma keq se un !

                  2. m
                    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                    ua mami top albania cjane keto shkrime amatore ju keqen kari xhaxhit

                    1. S
                      Silvia

                      Hahaha sa për të qeshur! Me e bukura thotë u rekrutova me konkurs të shpallur publikisht dhe u trajnova nga mentori... Ka ngel 007 per femra shqiptare që sostance kanë trukun minit e deloltete pra aparencën volgare.... Shume shume arrijnë te shkalla e 80 lekshit temporan. Shish i ka keqatdhedashesit ne sferat elit të drejtimit e të karrierës dhe s'po zbulon gjë po të mos jetë usa e be jo ma do è zbulojë me këtë tipen që kur prrallis thotë info e klasifikuar sekret. ????

                      1. A
                        Arshiva........!!!!!!!!!!!!!!!

                        Ju brezi i ri që punoni si spihunj, nuk do i prishni as ndreqni asnjë punë apo interes Atdheut. Ju jeni brezi i djemve vetull ndukur dhe vajzave të silikonume, që dumbaba ju ka edukuar dhe rekrutuar per llogari të UDB-së Serbe. Koha e artë e spihunazhit të sigurimit të xhaxhit Kadri ka vdekur pergjithmonë. Ju brezi i ri i spihunjve, nuk do arrini kurrë nivelin e spihunjve si Sali Berisha dhe vellai i tij, si Azem Hajdari babai dhe vellai i tij Rasimi, si Xhevdet "vitalina" Mehmeti etj etj, të cilët pasi u betuan me benë e shenjtë Tropojane " pa qi nanen do ti sherbej sigurimit të partisë deri në vdekje", mbushën dosjet e sigurimit kunder qindra e qindra Tropojanve dhe Shqiptarve të tjerë. Metoda që shpiku babai i Azem Hajdarit, që pergjonte se çfarë flisnin komshinjt, duke vënë veshin në biren e nevojtores, është studjuar dhe keshilluar në akademinë e spihunazhit Shqiptar deri në vitet 2015. Sot një spihun Shqiptar rekrutohet nga UDB-ja e Sali Berishës, me 50 lek të vjetra, një cigare hashish dhe një copë byreku me lakra. Kurse në kohen e xhaxhit Kadri, spihuni e qinte edhe nënën e vet per sigurimin, siç kanë bërë Sali Berisha dhe Azem Hajdari. Ah sa nostalgji kam per kohen kur mbushnin rraportet e spihunit, me laps kopjativ, Sali Berisha and Co.

                        1. K
                          Kapela e zezë

                          Uaa o babait,unë kam gjetur një punë shumë të mirë,paguhem sh mire,puna eshtë 8 orarsh,fantastike. -Babi. Po sikur the 8 orarsh vetem paradite -Vajza. Po ashtu është,por ka nganjëherë ndryshime - Babi. Po sikur më the që pas orës katër mbyllet puna(?!) -Vajza. Po janë ca klient tek news24 o babi që dalin jashtë orarit -Babi. Sikur më ke thënë që ti s'ke punë fare me klientët(?!) -Vajza. Po janë këta klientët me shumë lek o baaa,ata i kam unë se mi ka besuar pronari mua...Më ka shumë besim,ndaj. -Babi-mamit. Më duket se vajza na është bërë rrugace -Mami. Lëna rehat! Vajza na bie shumë lek. Ku do I gjemë ne lekët? E di unë,vajza punon ndershëm. -Babi. ?!@#¥₩£/÷' -Vajza të nesërmen. O babiiii...atje tek puna unë kam ca shoqe që për lekët, tradhtojnë vendin, spiunojnë, bëhen shërbëtorë të strukturave të tjera,ndërrojnë fenë,madje edhe me lek shkojnë. Unë këto i di se mi thonë ,jo se i bëj vetë. Madje njëri që thjesht kam biseduar,jo vetëm nuk I do shqiptarët,por I urren. Por e mbajnë në punë se është I huaj dhe ka sh lekë. Kështu është bërë bota tani o bami. Sa keq o babi! -Babi pyet një shok të tij. Ore ......,ti që di,këta që bëjnë punë të thjeshta dhe marrin sh lek,si ka mundësi?! -Shoku. Duhet të bëhesh pjesë e strukturave...ja u jep ndonjë informacion atyre ... Do të bëhesh pjesë? -Babi. Paska vajtur shteti për lesh.

                          Lini një Përgjigje