Dy administratore qendrash masazhesh në zonat e quajtura “21 Dhjetori” dhe “Ish-Blloku” në Tiranë janë arrestuar, pasi përdornin ambientet e bizneseve për prostitucion.
Të arrestuarat janë Jetmira Demiraj 30 vjeç dhe Rexhina Lika 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë.
Mbi dy administratoret rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D.
Finalizohet operacioni policor i koduar “SPA”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase.
Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:
– J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.
Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shkruani dhe protestoni per "prostitucionin antishiptar te kryehajduteve dhe kryekrimineleve Sali Berisha dhe Ilir Meta" dhe mos humbisni kohe me qendrat e masazhit fizik dhe erotik, qe ekzistojne per ate pune ne te gjithe boten demokratike.