Zbuloi planin për helmimin e të penduarit të drejtësisë, ish-polici i burgut të Drenovës: SPAK nuk më dha mbrojte, më kërcënohet jeta kur të deportohem në Shqipëri

22 Qershor 2022, 20:45Kronika TEMA

Zbuloi planin për helmimin e të penduarit të

Emiljano Peleshko, ish-punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, i cili bashkëpunoi me SPAK dhe zbuloi një tentativë për të helmuar në qeli të penduarin e drejtësisë Luftar Reci, që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në 2005 tregoi për News 24, nga një vend i Bashkimit Europian ku ndodhet prej muajsh sesi Elton Goskova i njohur me nofkën Reqi i ofroi 100 mijë euro që të helmonte të penduarin, por ai refuzoi dhe trokiti në dyert e SPAK.

“Kam takuar Reqin në Korçë, i cili është për momentin në burg në Tiranë, duke me thënë Reqi, si mund ta heqim qafe atë malokun. Të ofrojmë 100 mijë euro që ta helmosh. 10 mijë ti japim ne dorë, 90 kur të mbarosh punë”, theksoi Peleshko.

Ish-polici i burgut tregon se Reqi bashkë me miqtë e tij e e morën me forcë në makinë kërcënuan me jetë nëse nuk helmonte të penduarin.

“Duke ikur rrugës personi që është në kërkim, i thoshte Reqit a ta vrasim a ta heqim qafe ta hedhim në kosh plehrash? 150 metër afër burgut më kanë dhënë shishen me helm, dhe më kanë thënë kryejë helmimin, ose përndryshe do të vrasim”, tha Emiljano Peleshko.

Por ndërsa priste të merrej në mbrojtje, kjo mundësi atij nuk iu afrua, por u la në mëshirë të fatit….

“Mbrojtje nuk më kanë dhënë. E kam kontaktuar oficerin e SPAK, kam komunikuar me mesazhe. Me kanë thënë që emri nuk do të nxirrej. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por ai kthente përgjigje dhe më thoshte, mos ki frikë se nuk të vret njeri.”, pohoi Peleshko.

Ai ndodhet jashtë vendit me argumentin se jeta e tij në Shqipëri është e rrezikuar, por kërkesa i është refuzuar, pasi policia shqiptare ka garantuar përmes një shkrese se vendi unë është i sigurt. Gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Kërkoj nga shteti shqiptar që për bashkëpunimin që kam bërë unë, nëse nuk më mbron dot në vendin tim, lë të bëjnë veprimet e tyre dhe të më çojnë ku të duan ata”, tha Emiljano Peleshko.

7 Komente

  1. s
    spartak

    Si tha i madhi Andon Zako ÇAJUPI tek poema " Elegji ... .." me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij: Mos u mbani ndër qiejt, se nuk mbahen gjëkundi . Emiljano djali . Po deshe të vazhdosh jetë , jo vetëm ti por edhe krejt familja, dili zot vehtes . Taksirat që do jeshë vulëhumbur për pjesën tjetër të jetës . Jo SPAK e Kryeprokuror, por asnjë lloj policie nuk të mbron dot këtu . Nuk është sekret: Edhe ata vetë e ndjejnë veten e familjet e tyre të kërcënuara e frikësuara , dhe nuk guxojnë të merren me mafien e oligarkët në pushtet e politikë, sepse prekja sado pak e tyre, ka mbrapa prekjen e interesave të tyre ekonomike të arritura me lloj lloj abuzimi , trafiqesh e korrupsionesh , zhdukin dhe presidentin e shtetit ma të fuqishëm të botës, Amerikës, e jo më këta . Asetet e pa numërta dhe Parja e madhe e tyre fshin nga faqja e dheut pallatin e jo më katin. Prandaj mos i ven faj, por dhe njëherë po të këshilloj, dili zot vehtes . Harxhoi ato dy lek që ke, dhe fillo jetën e dytë .

    1. T
      Tit Vasili

      SPAK = SPURDHIAK

      1. V
        Vlonjati

        Fajin e ka berisha ky monster! Ai krijoi kete shtet te kalbur dhe mafioz! Ai nuk po ben asgje per reformen ne drejtesi! Shikoni si eshte sot shteti katandisur! Berisha duhet te jape dorheqjen. Asgje ne kete shtet nuk shkon! Duhet te dalim dhe te kerkojme doreheqjen e Berishes dhe qeverise se tij te korruptuar!!!!

      2. K
        Katani

        Dekonspirimi i qellimshem nga ana e SPAK , percjell mesazhin mafioz : "Mos guxoni te denonconi, do te jeni te braktisur ne meshire te fatit".Kjo gje tregon se sa i thelle eshte kanceri qe ka kapur cdo qelize te jetes me bekimin dhe fuqine e politikes dhe te parase.

        1. L
          Lloji

          Ashtu mendoj dhe un, asgje nuk eshte e sigurt dhe qellimisht nxjerin ç’do pordhe ne lajme per tju thene mos guxini te flisni…(!)

        2. V
          Vin

          Po ik mor bole se per azil e ke ber se ata dhe aty ku je te heqin qafesh Po te duan.

          1. S
            Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

            Ik mbathja o Emiliano, ke bashkepunuar jo me Shtetin por me Mafien ne pushtet mor i shkrete!

            Lini një Përgjigje