Maks Haxhia mbledh avokatët: Jemi kundër bojkotit, por qeveria të na dëgjojë

21 Qershor 2022, 20:55Kronika TEMA

Maks Haxhia mbledh avokatët: Jemi kundër bojkotit, por qeveria të

Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia ishte sot në qytetin e Vlorës për të biseduar në lidhje me bojkotin e Dhomës së Avokatisë së këtij qyteti në seancat gjyqësore dhe masat e sigurisë.

Në fjalën e tij, Haxhia e ka vendosur theksin te sugjerimet që i ka paraqitur Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, por edhe qeverisë për të mos vazhduar më tej bojkoti i seancave.

Haxhia sqaron gjithashtu se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë kundra bojkotit të menjëhershëm të masave të sigurisë, por njëkohësisht është në mbështetje të çdo vendimi që do të marrë Dhoma e Avokatisë së Vlorës.

1 Komente

  1. k
    klemi

    Kush kundershton reformen, avokatet, pjesa me e kriminalizuar e shoqerise shqiptare, vendi ku jane grumbulluar te gjithe te shkarkuarit nga drejtesia per krime e korrupsion. E cfare duhet te presim prej tyre. Me beri pershtypje protesta e dhomes se avokatise Lezhe, kerkesa kembengulese e tyre per te ngritur popullin, i cili nuk po i ndjek fare. E perse, qe nga shkodra te mos hiqen gjykatat administrative dhe ajo e apelit, bile i perkrahu edhe berisha. Se pari per lezhen nuk ndryshon asgje nse eshte gjykata ne shkoder apo tirane. Por sigurisht per avokatet po, sepse u prishen pazaret dhe u veshtiresohet mundesia e manipulimit te gjyqeve. Me sa shof une kjo eshte aresye qe avokatet si kurre me pare jane ngritur ne protesta. Qeveria duhet te gjeje rruge dhe menyra per zgjidhjen e problemit duke u dhene edhe nje goditje avokateve te peshtire mashtues e hajdute.

    Lini një Përgjigje