Zjarri në Astir: Dyshohet se iu vendos tritol makinës së vëllait të biznesmenit të ndërtimit

21 Qershor 2022, 10:49Kronika TEMA

Zjarri në Astir: Dyshohet se iu vendos tritol makinës së

Zjarri në garazhin e pallatit në zonën e Astirit në kryeqytet, dyshohet se u shkaktua nga një shpërthim tritoli, ku mbetën të lënduar tetë persona, pas përfshirjes në flakë të katër automjeteve.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se një prej automjeteve të djegura, është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, Dritan Llanaj.

Kush është Sino Llanaj?

Sino Llanaj u plagos me armë zjarri më 13 janar të vitit 2021, pas konflikteve të vazhdueshme me biznesmenin Albert Allmuça, të dy ortakë në fushën e ndërtimit.

Ata u konfliktuan për një kompleks pallatesh në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Asokohe, Llanaj dhe disa banorë të pallatit që kishin dhënë parapagim tentuan të futeshin në objektin në ndërtim e sipër, por u përballën me truprojat e Albert Allmuçës, të cilët rrahën biznesmenin Sino Llanaj.

Në lidhje me këtë konflikt, më 16 janar 2021, gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Manaj.

Ngjarja në Astir

Garazhi i një pallati në zonën e Astirit u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të flakëve, pallati dhe zona përreth saj u mbulua nga tymi.

Fatmirësisht, tetë të lënduarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor janë larguar nga spitali.

1 Komente

  1. r
    robi

    Per tu ardhur ne ndihme banoreve te tmerruar nga tymi eshte nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes Klevis krrici i faro pace pilafit me dy gishta lart duke bere garipin mbi furgonin e policise per tu ardhur ne ndihme shpellareve te Astirit.

    Lini një Përgjigje